Lajme

Ambasadori britanik: Shumë i zhgënjyer që Kodi Civil nuk u miratua dje

Autori: Gazeta inFokus 14:50 | 17 March 2022

Ambasadori i Britanisë së Madhe, Nicholas Abbott, ka komentuar mos miratimin e Kodit të ri Civil dje, i cili do ta rregullonte çështjen e bashkëjetesës mes personave të gjinisë së njëjtë.

Ai është shprehur i zhgënjyer lidhur me këtë çështje, duke thënë se është me rëndësi që gjuha në Kodin Civil dhe në debat, t’i respektojë të drejtat e të gjithë njerëzve.

“Shumë i zhgënjyer që Kodi Civil nuk u miratua dje. Është e rëndësishme që gjuha, në Kod dhe në debat, të respektojë të drejtat e njeriut të të gjithë kosovarëve, përfshirë LGBTI+, në
përputhje me Kushtetutën”, shkroi Abbott.

-Advertisement-

Të mërkurën dështoi të miratohet në Kuvendin e Kosovës Projektkodi Civil i cili do t’i hapte rrugë martesave mes personave të së njëjtës gjini.

Nga 61 deputetët që morën pjesë në votim, 28 deputetë kanë votuar pro, 29 kundër dhe 4 deputetë kanë abstenuar.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Po, Po 31 Vetura Dacia Logan shpërblim për konsumator nga ETC

Të tjera