Lajme

Ambasadori britanik për vrasjen dhe zhdukjen e 1133 fëmijëve në luftë: Ne mund të falim, por nuk duhet të harrojmë

Autori: Gazeta inFokus 16:03 | 25 November 2020

Ambasadori britanik në Kosovë, Nicholas Abbott, ka njoftuar se ka marrë pjesë në ekspozitën virtuale “Njëherë e një kohë dhe kurrë më”.

Ai ka thënë se 1 mijë e 133 fëmijë janë vrarë dhe janë ende të zhdukur nga një “konflikt” që ndodhi 20 vite më parë.

Abott ka shtuar se “ne mund të falim por jo të harrojmë”.

“1133 fëmijë kosovarë u vranë ose janë ende të zhdukur nga një konflikt i ndodhur rreth njëzet vjet më parë. Ata ende meritojnë drejtësi. “Njëherë e një kohë dhe kurrë më” në Qendrën e Dokumentacionit në Prishtinë i nderon këta fëmijë dhe na kujton ndikimin e tmerrshëm të konfliktit dhe luftës. Ne mund të falim, por nuk duhet të harrojmë”, ka shkruar Abbott./Gazeta inFokus/

 

 

Të tjera