Lajme

Ambasadori britanik pas takimit me Mustafën: “marrëveshja me VV-në çdo ditë më afër”

Autori: Gazeta inFokus 16:59 | 12 December 2019

Zgjedhjet parlamentare u mbajtën më 6 Tetor, e tash kanë kaluar më shumë se dy muaj ku nuk ka koalicion qeverisës.

Kjo, pasi ende nuk është arritur marrëveshja në mes të Vetëvendosjes e LDK-së, përkundër shumë takimeve, shkruan gazeta inFokus.

E tash, këtë të enjte, takim me shefin e LDK-së, Isa Mustafën, nuk pati Albin Kurti i Vetëvendosjes, por kryediplomatik britanik në Kosovë, Nicholas Abott.

-Advertisement-

E pas këtij takimi, Abott, doli optimist se edhe takimet mes Mustafës e Kurtit shpejt do të dalin me produkt.

Për Indeksonline, Abott tha që nga ato që dëgjoj marrëveshja është shumë afër.

“Kisha një takim shumë të mirë me kryetarin e LDK-së, z.Mustafa më dha një mundësi shumë të mirë të dëgjoja nga ai se si po shkojnë negociatat rreth koalicionit dhe po shohim të ecim përpara dhe të kemi sukses sa më shpejtë dhe marrëveshja është çdo ditë e më afër”, ka thënë Abott./Gazeta inFokus/

 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera