Ambasadori britanik në Beograd: Serbia t’i sjellë përgjegjësit para drejtësisë – shumë pyetje ende s’kanë përgjigje
Autori: Gazeta inFokus 18:25 | 30 September 2023
Ambasadori i Britanisë së Madhe në Serbi, Edward Ferguson, ka folur për sulmin terrorist të 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit, për të cilin tha se shumë pyetje ende janë pa përgjigje.
Ferguson tha se disa nga pyetjet që ende nuk kanë përgjigje janë se kush ishin sulmuesit, si arritën të hynin me një arsenal të tillë armësh dhe çfarë planifikonin të bënin.
“Është jashtëzakonisht e rëndësishme që Serbia tani të kontribuojë në një hetim të plotë dhe sjelljen e përgjegjësve para drejtësisë. E kuptoj që emocionet janë të larta nga të gjitha anët, por ajo që na duhet dëshpërimisht tani është përgjegjësia dhe vetëpërmbajtja”.
“Nuk ka asnjë justifikim për sulmet ndaj policisë që ndodhën të dielën. Në të njëjtën kohë, duhet të pranojmë se kjo nuk ndodhi në vakum, por në kontekstin e tensioneve të shtuara në terren, e gjitha për shkak të dështimeve serike për të arritur përparim në normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës”, tha Ferguson për mediumin serb Nova, transmeton Klankosova.tv.
Tutje, Ferguson tha se dialogun nën patronazhin e BE-së është vendi kyç ku duhet të zgjidhen mosmarrëveshjet mes Kosovës e Serbisë.
“Tensionet e pazgjidhura mes Beogradit dhe Prishtinës janë, nga të gjitha çështjet, ndoshta pengesa më e madhe për zhvillimin ekonomik të këtij rajoni. Të gjithë mund t’i shohim pasojat në formën e daljes jashtë vendit të një numri të madh të rinjsh”.
“Ajo që kanë treguar edhe ngjarjet e fundjavës së kaluar është se kjo nuk është vetëm një çështje e rëndësishme, por edhe urgjente. Për këtë arsye i bëjmë thirrje presidentit Vuçiq dhe kryeministrit Kurti që t’i kthehen dialogut në frymën e kompromisit dhe në interes të të gjithë njerëzve në këtë rajon dhe më gjerë në Evropë”, tha ai.
Të tjera
-
Arrestohet një person në Zveçan, i gjenden ạrmë dhe municion në shtëpi
Policia e Kosovës njofton se sot pas pranimit të një informate mbi dyshim...
-
Hapet konkursi për drejtor në 12 klinika të QKUK-së
ShSKUK shpall konkurs për drejtor në 12 klinika në QKUK. Pozitat e kërkuar...
-
Nuredin Lushtaku, kandidat për deputet nga koalicioni AAK-Nisma
Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka njoftuar se koalicionit i është bashkuar l...
-
Osmani udhëton për në Kanada, përfaqëson Kosovën në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Halifax
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka udhëtuar për vizitë pune në Kanada dhe...
-
“Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi mund të lirohen nga paraburgimi pas disa muajve”
Ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Seli...
-
Haziri takim me qytetarët: Gjilani e Anamorava janë kryengritë për ndyshim, LDK, besë dhe shpresë për Kosovën
Kryetari i degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan Lutfi Haziri, ka...
-
Bedri Hamza iu premton rahovecasve lidhje të kësaj komune me Autostradë
Kandidati për Kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza,...
-
KFOR-i thotë se situata përgjatë kufirit Kosovë-Serbi është e qetë
Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë (KFOR) nuk e ka demantuar as konfirmua...
-
Përurohet QKMF-ja në Mamushë, Kurti: Do të vazhdojmë të investojmë në infrastrukturën shëndetësore
Sot është bërë përurimi i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në M...
-
I refuzohet azili gruas nga Taxhikistani që përballet me dëbim nga Kosova
Autoritetet e Kosovës ia kanë refuzuar kërkesën për azil Sitora Atomamado...
-
Përleshje mes dy të miturve në Skenderaj, njëri nga ta lëndohet nga mjeti i mprehtë
Një përleshja ka ndodhur sot në sheshin ‘Adem Jashari” në Skenderaj, ku d...
-
Erëra të forta e shi orët në vijim, komuna e Prishtinës paralajmëron qytetarët: Reduktoni lëvizjet
Komuna e Prishtinës ka dalë me një paralajmërim për orët në vijim për shkak t...