Ambasadori britanik në Beograd e bën nervoz Vuçiqin
Autori: Gazeta inFokus 18:16 | 26 August 2018
Ambasadori britanik në Serbi Denis Kif ka thënë se debati për ndarjen e mundshme ose ndryshimin e kufijve të Kosovës, për kufizimin ose për këmbimin e territoreve ndërmjet Kosovës e Serbisë, duhet të marrë parasysh të gjitha çështjet, rreziqet dhe koston që temat e tilla hapin, transmeton Koha.net.
Kryetari i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka reaguar ndaj kësaj deklarate me pyetjen “e pse ai i ka ndryshuar kufijtë në vitin 2008”.
“Për serbët ka sjellë shumë rrezik dhe kosto pse i ndryshuat ju kufijtë në vitin 2008, kur e shkatërruat Serbinë në vitin 1991dhe në vitin 1992″, është përgjigjur Vuçiq duke komentuar deklaratën e ambasadorit britanik në Beograd.
“Çdo 10 vjet, kur ju përgjigjet, ju mund t’i ndryshoni kufijtë, e kur dikush dëshiron të bëjë diçka pa dijen tuaj, atëherë ju e komentoni se do ta paguani koston dhe se rreziku është i madh”, ka shtuar Vuçiq.
Siç ka njoftuar rel në gjuhën serbe, ai ka pyetur “se sa është çmimi nëse nuk arrihet marrëveshja” duke konstatuar se në esencë konflikti i ngrirë nuk ekziston, sepse “vetëm pritet se kush kë do ta godasë i pari”.
Ai ka thënë se “dëshiron të besojë se Kif ka pasur qëllim të mirë”.
“Por, pres të marr përgjigje pse i keni ndryshuar kufijtë në vitin 2008 dhe brenda pak ditësh e keni njohur Kosovën e pavarur në kundërshtim me Rezolutën 1244”, ka thënë ai.
Natyrisht Vuçiq, dhe as të tjerët në Beogradi nuk tregojnë se ishte vendi i tyre, Serbia, ajo, e cila, e para nisi shkeljen dhe shkatërrimin e kufijve të njësive të federale të ish – Jugosllavisë duke filluar me pushtimin e Kosovës.
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...