Lajme

Ambasadori britanik ndihet i turpëruar me luftimin e korrupsionit në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 12:16 | 18 December 2018

Ambasadori i Britanisë se Madhe në Kosovë, Ruari O’Connell është ndier i turpëruar pas prezantimit të të dhënave të raportit të Institutit të Kosovës për Drejtësi në lidhje me integritetin e sistemit të drejtësisë në luftimin e korrupsionit, transmeton Gazeta inFokus.

Përderisa drejtori i IKD-së, Ehat Miftaraj, ka prezantuar mënyrën se si janë proceduar rastet e korrupsionit ku janë të përfshirë zyrtarë të profilit të lartë, nga këto të dhëna del që vetëm ish-kryetari i Komunës se Kllokotit është dënuar me aktgjykim të formës se prerë, dhe atë me kusht, raporton “Koha Ditore”.

O’Connell, pas këtij prezantimi, ka thënë se “Po më vjen marre për këto të dhëna duke pasur parasysh këmbënguljen e Qeverisë britanike për sistemin e drejtësisë”.

-Advertisement-

Për ambasadorin britanik ka qenë veçanërisht dëshpëruese se si zyrtarët e lartë nisin të hetohen vetëm kur humbin pozitat.

“I pash të dhënat e monitorimit që pjesa më e madhe e hetimeve nisin kur zyrtarët humbin pozitat. A mos prokurorët po nisin hetime për qëllime politike? A mos pushteti po shërben si mburojë nga gjyqësori? Kur do të vijë fundi i kulturës se pandeshkueshmërisë”, ka theksuar diplomati britanik./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studio MASTER në UNI, Merr Diplomë dhe lejeqëndrim t’përhershëm në GJERMANI

Të tjera