Lajme

Ambasadori amerikan u drejtohet liderëve të rajonit: Fati i të pagjeturve nuk duhet të jetë peng i politikës

Autori: Gazeta inFokus 13:24 | 27 April 2021

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Philip Kosnett ua ka çuar një porosi liderëve të Ballkanit që fatin e të pagjeturve të mos mbajnë pneg të politikës së tyre.

Kosnett ka thënë se e vlerëson përparimin e fundit në lidhje me këtë çështje.

Në këtë Ditë Kombëtare të Personave të Zhdukur, ne vlerësojmë përparimin e fundit në nivelin e punës. Por, pas mbi dy dekadash, familjeve ende u mungon përgjigja për të dashurit e tyre. Për të gjithë udhëheqësit politikë të rajonit: fati i të zhdukurve nuk duhet të jetë peng i politikës”, shkroi ambasadori amerikan.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera