Lajme

Ambasadori amerikan i tmerruar për sulmin ndaj Xharrës

Autori: Gazeta inFokus 11:29 | 13 May 2017

Ambasadori amerikan, Greg Delawie, ka dënuar ashpër kundër sulmit ndaj Arbana Xharrës. Ai ka thënë se është tmerruar nga akti brutal ndaj Xharrës, dhe ka kërkuar që sulmuesit të sillen para drejtësisë.

Ambasadori amerikan, Greg Delawie përmes një shkrimi në Twitter, ka thënë se ata që e kryen sulmin ndaj Arbana Xharrës duhet të sillen para drejtësisë.

Megjithatë, ai i ka dëshiruar Xharrës shërim sa më të shpejtë, duke shtuar se shpreson se sulmuesit do të kapen.

-Advertisement-

“I tmerruar nga sulmi brutal ndaj Arbana Xharrës. I uroj shërim sa më të shpejtë dhe besoj se sulmuesit do të sillen shpejtë para drejtësisë”, ka shkruar ambasadori amerikan.

Anëtarja me re e Partisë Demokratike të Kosovës, Arbana Xharra, është rrahur me mjete të forta të shtunën në orët e hershme të mëngjesit nga persona tash për tash të panjohur.

Policia ka njoftuar se sulmi ka ndodhur në afërsi të banesës së saj pas orës 01.00 pas mesnatës ndërmjet të premtes dhe të shtunës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Përsëri në shkollë me Viva Fresh Store!  
-Advertisement-

Të tjera