Lajme

Ambasadori amerikan në Beograd: Kosova dhe Serbia t’i normalizojnë marrëdhëniet

Autori: Gazeta inFokus 09:11 | 22 July 2017

Ambasadori i SHBA-së në Serbi, Kyle Scott, thotë se njohja e Kosovës nuk është kusht për anëtarësimin e Serbisë në Bashkimin Evropian.

“Ajo çfarë ka kërkuar Brukseli, gjë të cilën e kanë pranuar Kosova dhe Serbia, është koncepti i normalizimit të raporteve të ndërsjella dhe shpresoj që së shpejti do të shohim një përparim në dialogun e Brukselit”, ka thënë Scott për gazetën serbe “politika”, përcjell Telegrafi.

Ambasadori amerikan thotë se SHBA-të dhe Serbia nuk pajtohen lidhur me çështjen e Kosovës, sepse SHBA e ka njohur pavarësinë e Kosovës kurse Serbia jo, por të dyja palët pajtohen se duhet të shfrytëzohet dialogu i Brukselit në mënyrë që marrëdhëniet në mes Kosovës dhe Serbisë të shkojnë drejt normalizimit më të mirë.

-Advertisement-

“Tash nga të dyja palët pritet që të plotësojnë të gjitha obligimet që kanë marrë në kuadër të këtij procesi”, tha Scott.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Viva Fresh Store triumfon në çmimet Best Buy Award 2024/2025 në Kosovë!
-Advertisement-

Të tjera