Ambasadori Ajeti: Avokatët e Kosovës njihen zyrtarisht nga Gjermania

Autori: Gazeta inFokus
20:19 | 10 August 2023
Ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti, njofton se avokatët nga Republika e Kosovës tashmë njihen zyrtarisht nga Gjermania.
Me anë të një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ai bën të ditur se tani e tutje avokatët e licencuar nga Republika e Kosovës do të mund të ushtrojnë funksionin e tyre edhe në Republikën Federale të Gjermanisë, duke e cilësuar këtë si një arritje të jashtëzakonshme jo vetëm për marrëdhëniet e shkëlqyera ndërmjet dy shteteve tona, por edhe për drejtësinë kosovare.
Tutje, ambasadori Ajeti shton se të njohur nga një vend i rëndësishëm si Gjermania, avokatët nga vendi ynë mund të përfshihen më lehtë në raste ndërkombëtare dhe të ofrojnë ekspertizën e tyre në çështje juridike.
“Ky kapitull i ri ofron një mundësi të jashtëzakonshme, që dija dhe përvoja e avokatëve kosovarë të jenë në proporcion të drejtë me standardet ndërkombëtare të drejtësisë dhe të integrimit juridik, përkatësisht të përshtatmërisë së kuadrit ligjor të avokatisë kosovare me atë gjermane dhe evropiane. Faleminderit Ministrisë Federale të Drejtësisë për besimin e vazhdueshëm ndaj Republikës së Kosovës! ”, shkroi Ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti, i cili postoi edhe dokumentin në gjuhën gjermane.

Të tjera
-
Lumir Abdixhiku tregon se do të padisin Albin Kurtin, kjo është arsyeja
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, është shprehur pa...
-
Haradinaj tregon pse kanë propozuar Saranda Bogujvecin, tregon nëse Duda Balje është bërë pjesë e grupit parlamentar të AAK-së
Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, tha se nuk kanë ndërruar qëndrim sa i përket...
-
“Avni Dehari nuk ka asnjë rol tjetër përveç për procedurën e seancës”, Haziri tregon a po marrin pjesë në takimin konsultativ të thirrur nga VV
Deputeti i LDK-së, Lutfi Haziri, është shprehur para vazhdimitë të seancës ko...
-
“Ndoshta e votojmë”, Emilija Rexhepi hedh dyshime mbi votën e saj para nisjes së seancës konstituive
Deputetja boshnjake Emilja Rexhepi, e cila kishte konfirmuar votën e saj për ...
-
Për çfarë po konsultohet LVV-ja me partitë tjera? Haxhiu thotë se mbajnë “qëndrimin e njëjtë”
Nënkryetarja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu konfirmoi se kanë n...
-
“Cili ngërç”, Sveçla s’tregon nëse kanë bërë ndonjë marrëveshje për votimin e Albulena Haxhiut
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Xhelal Sveçla, është shprehur i habitur nga...
-
Uran Ismaili lë të hapur mundësinë e ndryshimit të qëndrimit të PDK-së nëse nuk propozohet Albulena Haxhiu
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Uran Ismaili, është deklaruar para...
-
Bogujevci për emrin e kryeparlamentarit: Pse duhet të propozojmë emra të tjerë?
Deputetja e Vetëvendosjes, Saranda Bogujevci, tha se VV e ka propozimin për k...
-
Basha pyetet nëse po kërkojnë vota nga ‘hajvanët”: Ka nga ata që na kanë sharë me nënë e që mund të kandidojnë për kryeparlamentar
Deputeti i lëvizjes Vetëvendosje Dimal Bash ka thënë se opozita është duk...
-
Peci deklarohet para seancës: Kandidate për Kryeparlamentare vazhdon të jetë Albulena Haxhiu
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Faton Peci, është deklaruar para vazhdimit...
-
Murati shpreson se opozita ka “reflektuar”
Ministri i Financave në detyrë, Hekuran Murati, ka thënë se partitë do të ken...
-
Osmani nis takimet në Finlandë, publikon fotografi me presidentin: Dy vende liridashëse
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka bërë të ditur se ja nisur vizitën në Fi...