Lajme

Ambasadorët e QUINT-it pritet të takohen me Osmanin dhe Kurtin

Autori: Gazeta inFokus 12:31 | 14 January 2022

Ambasadorët e shteteve të Quint-it pritet që të takohen me krerët shtetërorë të Kosovës, kryeparlamentarin Konjufca, presidenten Osmani dhe kryeministrin Kurti.

Takimi, që pritet të mbahet në Presidencë, vjen pas reagimit të shteteve të Quint-it për lejimin e procesit të votimit të serbëve për referendumin e Serbisë, njofton Klan Kosova.

Përmes një deklarate Franca, Gjermania, Italia, Mbretëria e Bashkuar, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian kanë thënë se mirëpresin referendumin kombëtar të Serbisë të 16 janarit për ndryshimet kushtetuese si “një hap kyç për të forcuar pavarësinë e gjyqësorit dhe për të rritur transparencën dhe efektivitetin e institucioneve te shtetit të sundimit te ligjit”.

-Advertisement-

“Ne kemi inkurajuar të gjithë qytetarët e Serbisë që të marrin pjesë në referendum dhe besojmë se është e rëndësishme që votuesit me të drejtë vote të mund të votojnë në zgjedhje dhe referendume. Vërejmë me keqardhje se Qeveria e Kosovës nuk ka lejuar Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) të mbledhë fletëvotimet e votuesve me të drejtë vote që jetojnë në Kosovë për referendumin e ardhshëm, në përputhje me praktikën e kaluar. Ne i bëjmë thirrje qeverisë së Kosovës që të lejojë serbët në Kosovë të ushtrojnë të drejtën e tyre të votës në zgjedhje dhe procese zgjedhore në përputhje me këtë praktikë të vendosur”.

Shtetet e Quint-it i kanë bërë thirrje qeverive të Kosovës dhe Serbisë që të përmbahen nga veprimet dhe retorika që rrisin tensionet dhe të angazhohen në mënyrë konstruktive në dialogun e lehtësuar nga BE-ja.

Ndërkaq, Qeveria e Kosovës ka reaguar duke thënë se kjo e drejtë nuk po i mohohet asnjë qytetari të Serbisë në Republikën e Kosovës, por se kjo nuk bën të ndodhë duke shkelur sovranitetin e vendin,

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik
-Advertisement-

Të tjera