Lajme

Ambasadorët e Kosovës, falënderojnë shtetet që kanë mbështetur vendin tonë(Foto)

Autori: Gazeta inFokus 18:41 | 17 February 2019

Në 11-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, të gjithë ambasadorët kosovarë në mbarë botën kanë falënderuar shtetet që e kanë njohur Kosovën.

Ata përmes një video të përbashkët kanë falënderuar partneritetin me vendet të cilat ndihmuan dhe njohën Kosovën si shtet.

Në videon e realizuar nga Ministria e Punëve të Jashtme, në gjuhët e shteteve ku e përfaqësojnë Republikën e Kosovës, ambasadorët flasin për mbështetjen strategjike të atyre vendeve ndaj Kosovës.

-Advertisement-

Vlora Çitaku, Alma Lama, Beqë Cufaj, Qëndrim Gashi, Bernard Nikaj, Heroina Telaku, janë disa nga ambasadorët kosovarë që falënderuan shtetet që ndihmuan e njohën Kosovën.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera