Ambasadorët e akredituar në Kosovë shijojnë bukuritë e Valbonës

Autori: Gazeta inFokus
17:47 | 06 June 2022
Ambasadorë të akredituar në Kosovë zhvilluan një vizitë turistike në Tropojë, nën organizimin e Ambasadës së Shqipërisë. Organizmi i vizitës është bërë me qëllim të promovimit të vendeve të bukura turistike të Shqipërisë, ku një prej tyre është Valbona, vend nga i cili diplomatët mbetën të mahnitur dhe vlerësuan se turistët duhet të shohin natyrën fantastike që ofron Shqipëria.
Bukuritë me liqe, lumenj, male e shkëmbinj, ambasadorët i kanë shijuar duke ecur deri të Ujëvara e Valbonës.
Ndërsa përshtypje u lanë numri i madh i vizitorëve, i cili është treguar se ky vend mund të kthehet në një prej qendrave kryesore të turizmit në Ballkan.
Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier tha se bukuria natyrore është e pakrahasueshme.
“Ka qenë një kënaqësi absolute të pritesha nga Qeveria e Shqipërisë, me Trupin Diplomatik me qendër në Prishtinë, dhe të vizitoja luginën e Valbonës dhe rajonin e Tropojës. Është thjesht e mahnitshme. Është e bukur. Bukuria natyrore është e pakrahasueshme. Kemi shijuar ecjen dje në Valbonë, dhe tani jemi te hidrocentrali dhe kudo që shohim është thjesht e bukur. Jam shumë i nderuar që jam këtu si mysafir, kam shijuar ushqimin, veçanërisht jam kënaqur me njerëzit, dhe faleminderit shumë Shqipërisë që na priti”, tha ai.
Për shefin e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog kjo është hera e parë qe e viziton Valbonën.
“Kjo është hera e parë që jam këtu në malet shqiptare dhe jam shumë i impresionuar nga bukuria e natyrës. Unë e vlerësoj shumë ujëvarën që sapo vizituam dhe mendoj se është vërtet e bukur. Fatkeqësisht nuk kam qenë në dijeni më parë për këtë bukuri natyrore këtu, por falë ambasadorit të Shqipërisë në Kosovë, mikut tim Qemajlit, kishim mundësi ta vizitojmë së bashku me miqtë e mi dhe ambasadorë të tjerë, dhe sigurisht që planifikoj ta vizitoj sërish”, tha ai.
Ambasadori i Norvegjisë në Kosovë, Jens Erik Grondahl tha se vizitorë të shumtë duhet të shijojnë bukuritë e ujëvarës në Valbonë.
“Është një ditë të bukur këtu në Tropojë, te kjo ujëvarë fantastike, këtu në malin e Valbonës. Është një vend i bukur. Mendoj se shumë turistë duhet të vijnë këtu dhe të shohin natyrën fantastike që ofron Shqipëria, është një vend i bukur. Kështu që ju lutemi ejani ta shihni”, tha ai.
E ambasadorja e Suedisë, Karin Hernmarck tha se kjo vizitë është përvojë e mrekullueshme për të.
“Jam shumë e kënaqur sot që jam në këtë udhëtim që u organizua nga ambasadori Minxhozi në luginën e bukur të Valbonës. E vlerësoj shumë udhëtimin, gjithë miqësinë ndaj mysafirëve, natyrën e bukur. Ka qenë një përvojë e mrekullueshme”, tha ajo.
Pas vizitës në Valbonë, ambasadorët vizituan hidrocentralin e Fierzes, ku u njohën nga afër me historikun e tij.
Ndërsa pas Fierzës, ata vizituan edhe Muzeun historik të Rrethit.
Ambasadorët u shprehën të befasuar me Tropojën për çka thanë se do të promovojnë këto vlera dhe padyshim do të kthehen për vizitë.
Nga kryetari i Bashkisë së Tropojës, Rexh Byberi, ambasadorët janë shoqëruar dhe në Fierz dhe Bajram Curr.
Të tjera
-
Ukraina bën thirrje për pozicion të barabartë në luftime
Gjenerali i ushtrisë ukrainase, Valeriy Zaluzhniy, i ka thënë homologut të ti...
-
G7 mblidhet në Gjermani, aktivistët protestojnë me maskat e liderëve të tyre
Aktivistët e organizatës kundër varfërisë Oxfam pozuan në një protestë të vog...
-
Pamje të aksidentit tek Qafa e Duhlës ku u lënduan tre persona
Një aksident trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm në në vendin e njohur si Qa...
-
Avokati i Popullit po heton nëse ka shkelje në ligjin e pagave që s’i përfshiu veteranët
Institucioni i Avokatit të Popullit ende nuk ka pranuar asnjë ankesë lidhur m...
-
Afganistani pranon ndihma pas tërmetit shkatërrues
Tenda, ushqim dhe ilaçe kanë arritur në lindje të Afganistanit, pas tërmetit ...
-
Hekuran Murati mburret me “punësimet” e qeverisë
Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka publikuar të dhënat zyrtare nga ATK-...
-
Osmani takohet me bizneset e Tajlandës: Kosova me shumë mundësi për investime
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është duke qëndruan në Tajlandë, ku gjatë...
-
Rritet numri i rasteve të reja me COVID-19 në Kosovë
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e funti janë shënuar 49 ra...
-
Aplikimi i Kosovës mbetet në sirtarët e Këshillit të Evropës
Këshilli i Evropës (KiE) vazhdon ta mbajë në sirtar aplikacionin e Kosovës pë...
-
‘Katrahura’ në Senatin e UP-së, përplasen ministrja Nagavci dhe Rron Gjinovci
Drejtori i Organizatës për Rritjen e Cilësisë në Arsim, Rron Gjinovci, ka vaz...
-
Tetëmbëdhjetë migrantë vdesin duke tentuar të kalojnë një enklavë spanjolle
Tetëmbëdhjetë migrantë kanë vdekur dhe disa të tjerë janë plagosur pasi një t...
-
Mungesa e punëtorëve fut Kosovën në krizë
Orar i stërzgjatur i punës, mohim i pushimit vjetor, punë pa kontratë, pagë e...