Ambasadorët amerikanë në Serbi, analisti serb: Hill erdhi për ta përmbyllur çështjen e Kosovës
Autori: Gazeta inFokus 23:05 | 11 February 2023
Deri në vitin 2012, një nga temat kryesore të ambasadorëve amerikanë në Serbi, e cila më pas u hoq nga rendi i ditës, ishte bashkëpunimi i Serbisë me Tribunalin e Hagës. Dy të tjerat – përmirësimi i marrëdhënieve pas bombardimeve të NATO-s dhe çështja e Kosovës – mbeten edhe sot e kësaj dite.
Administrata të ndryshme amerikane dërguan ambasadorë të ndryshëm dhe çështja e Kosovës u trajtua në stile të ndryshme, edhe pse me të njëjtin qëllim.
Christopher Hill është ambasador për gati një vit dhe është e qartë se SHBA-të besojnë se ka ardhur koha për ta hequr Kosovën nga rendi i ditës.
Siç shkruan media serbe “N1”, në 10 vitet e fundit, katër ambasadorë amerikanë janë ndërruar në Serbi. Secili prej tyre kishte stilin dhe performancën e vet të shpallur tashmë në video prezantime promovuese në kanalin zyrtar në YouTube të Ambasadës Amerikane në Beograd.
Christopher Hill nuk kishte nevojë të prezantohej për opinionin vendas, i cili e takoi në fund të viteve nëntëdhjetë, kur ishte i dërguari special për Kosovën.
“Nga këndvështrimi i opinionit në Serbi, të gjithë këta ambasadorë janë matur përafërsisht me një kriter – sa simpati shkaktojnë apo çfarë përshtypjesh lënë tek opinioni vendas”, thotë komentuesi i politikës së jashtme Dragan Biseniq, transmeton Telegrafi.
Një nga agjendat kryesore të të gjithë ambasadorëve amerikanë që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës ka qenë normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, me idenë që përfundimisht edhe Serbia ta njohë atë pavarësi. Edhe ajo që deklaruan. Kështu Kirby, për shembull, tha se normalizimi nënkupton anëtarësimin e Kosovës në Kombet e Bashkuara.
“Nuk është e lehtë për ne si një vend i vogël t’i përgjigjemi asaj që tha ambasadori amerikan këtë mëngjes. Gjithçka që mund të them dhe t’i përgjigjem kësaj është se Serbia ka politikën e saj”, tha Aleksandar Vuçiq në fund të dhjetorit 2015.
Kyle Scott, i emëruar ambasador në Serbi në mandatin e dytë të Barack Obamas, tregoi, me sa duket, më pak takt dhe arriti të zemërojë nikoqirët me deklaratat e tij për Kosovën, duke këmbëngulur se Qeveria e Kosovës nuk është e ashtuquajtur, sepse për SHBA-në Kosova është shtet.
“Do të ishte mirë nëse ekselenca e tij do të tregonte pak më shumë respekt për vendin pritës, do të ishte e sjellshme”, tha Vuçiq në atë kohë.
Scott, me emrin e të cilit luanin tabloidët, nuk ngurroi të komentonte: “Informer është llumi më i zakonshëm, siç thotë kryeministri juaj”.
Ambasadori i radhës u emërua nga administrata e Donald Trump. Godfrey tregoi dashurinë e tij për peizazhet, gastronominë dhe zakonet e Serbisë. Mirëpo, gjatë kohës së tij u nënshkrua Marrëveshja e Uashingtonit, ku Serbia mori përsipër të mos lobojë për tërheqjen e njohjeve për një vit dhe Kosova të mos kërkojë të pranohet në organizatat ndërkombëtare.
Ambasadori aktual, Christopher Hill, është më aktiv se çdo paraardhës i tij dhe duket se është dërguar për të përfunduar çështjen e dialogut ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, siç e sheh Amerika.
Biseniq thotë se Hill demonstron maturi, vetëdije për delikatesën e situatës dhe përpiqet të mos shkaktojë polemika me performancën e tij.
Sidomos sepse pozita dhe pozicioni i ambasadorit në administratën aktuale është shumë më i fortë se kurrë më parë.
“Ambasadorët tani janë në gjendje t’i japin njëfarë vule personale politikës që SHBA po udhëheq në rajone, në mënyrë që ata vetë të propozojnë disa masa që më pas do të zbatohen nga Departamenti i Shtetit,” thotë Biseniq.
Kthimi i Hillit në këto zona përkon me fillimin e luftës në Ukrainë – një ngjarje me rëndësi gjeopolitike, e cila sigurisht ka ndikim si në llojin, ashtu edhe në intensitetin dhe përshpejtimin e presioneve dhe stimujve si për Beogradin ashtu edhe për Prishtinën. /Telegrafi
Të tjera
-
Tomë Gashi – Korenicës të VV-së: Mirë ish kanë edhe ti të mbulohesh pakëz
Deputeti i VV-së, Visar Korenica, sot në seancën plenare ka ngritur si shqetë...
-
Tri aksidente sonte vetëm në Prishtinë, nuk dihet a ka të lënduar
Tri aksidente u raportuan në Prishtinë mbrëmjen e sontme. Njëri prej tyre ...
-
Hamza: Do ta jap maksimumin që PDK të ketë rol kryesor për krijimin e Qeverisë – për koalicion preferojmë partitë në opozitë
Kandidati për kryeministër i PDK’së, Bedri Hamza i është përgjigjur pyetjes s...
-
Osmani flet nga New Yorku: Mora konfirmim të fuqishëm nga presidenti Biden se do të jetë përkrah Kosovës
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka folur për rëndësinë e koordinimit dhe b...
-
Kurti takohen me Nënsekretarin e UNDP-së, i tregon për projektet zhvillimore në veri
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, është takuar me nënsekretarin e Përgjiths...
-
Parashikimi i motit për të premten
Për të premten parashikohet të mbajë mot me diell dhe shumë i ngrohtë. Era...
-
“Me 9 shkurt e sheh a kena keqkuptu a jo”, Tomë Gashi debaton me Zana Avdiun e Blerim Latifin për sjelljen e qeverisë me aleatët
Blerim Latifi, profesor universitar ka thënë se problem i Kosovës tashmë ësht...
-
“Shqetësuese, kryeministri nuk hyn në Shtëpinë e Bardhë, e ka të ndalume”, Latifi i drejtohet deputetit të Vetëvendosjes
“Ku na çon përplasja me Amerikën”, është tema që të enjten po diskutohet në “...
-
Hamza për deklaratën e Hovenier: Për keqardhje që hisedarët më të mëdhenj të Kosovës i kemi sjell në situatë të tillë
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK’së, Bedri Hamza ka komentuar dekl...
-
“Ka ambasadorë qe s’i njeh as lagjja e vetë edhe gjyshi jem ka thanë me i rujt trojet tona”
Avokati Tomë Gashi tha se gjuhën që e ka përdorë ish-ambasadorja Jacobson dhe...
-
Hamza: Për Kosovën të gjithë me u bo bashkë nuk jemi boll, Serbia e Vuçiqi janë problemi
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka thënë se në tema naciona...
-
“Një letër që ka qenë kërcënuese”, Kusari-Lila flet për bisedën me Milan Radoiçiqin
Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila, është pyetu...