Ambasadat e BE-së shtrëngojnë dhënien e vizave për kosovarët

Autori: Gazeta inFokus
08:32 | 01 April 2019
Derisa Bashkimi Evropian vazhdon ta zvarrisë liberalizimin e vizave për kosovarët, qytetarët po ankohen se së fundmi edhe ambasadat e shteteve evropiane e kanë shtrënguar dhënien e vizave për ta, duke e bërë edhe më të vështirë lëvizjen e lirë në Zonën Schengen.
Së fundmi janë shtuar ankesat e qytetarëve për refuzim të vizave ose për dhënie të vizave afatshkurtra.
Gazetarja Serbeze Haxhiaj ka përmendur një rast për “Zërin” kur një ambasadë i kishte lëshuar vizë vetëm 24-orëshe.
“Më ka ndodhur një herë që Ambasada Gjermane më ka lëshuar vizë 24-orëshe për të marrë pjesë në një ekspozitë të krimeve të luftës në Berlin. Në kthim ka pasur vonesa në fluturime dhe kur kam ardhur në aeroport të Budapestit në Hungari më kanë thënë se nuk guxon ta lëshosh terminalin, sepse nuk ke vizë. Kosovarët përveçqë kanë vuajtur për shumë vite nga regjimi i vizave, ata kanë hasur në shumë probleme dhe në burokraci nga stafi i ambasadave. Pra nuk ka pasur lehtësi as për gazetarët”, ka bërë të ditur ajo për “Zërin”.
Sipas Haxhiajt, për mosheqjen e vizave nga Bashkimi Evropian qytetarët e Kosovës kanë më së paku faj dhe për këtë shkak nuk e meritojnë izolimin.
“Në fakt pesha e izolimit si rezultat i abuzimit të pushtetit, të korrupsionit të lartë dhe imazhi i vendit i cili sundohet nga krimi ka rënë komplet mbi shpatullat e qytetarëve. Sigurisht se BE-ja ka vënë kritere si luftën kundër korrupsionit, por në anën tjetër ka përdorur standard të dyfishta duke u dhënë viza pikërisht njerëzve përgjegjës për këtë gjendje”, ka theksuar ajo.

Të tjera
-
Parashikimi i motit për të premten
Të premten parashikohet gjatë orëve të para të 24-orëshit të kemi kalimin e n...
-
Nesër shënohet Dita e Dëshmorëve të Komunës së Prishtinës, organizohen disa aktivitete
Gjatë ditës së nesërme shënohet Dita e Dëshmorëve të Komunës së Prishtinës. L...
-
Një 11-vjeçar dhe një 17-vjeçar në mesin e katër të plago*surve në Tiranë nga të shtënat me ar*më
Policia e Shtetit ka dhënë detaje për plagosjen e katër personave në Tiranë. ...
-
Lushaku-Sadriu: Kompromise për shkelje të Kushtetutës nga LDK-ja nuk ka
Për të dytën herë, konstituimi i Kuvendit të Kosovës ka dështuar për shkak të...
-
Cakolli: Shkeljet ligjore po bllokojnë konstituimin e Kuvendit
Tentimi i dytë i deputetëve për konstituimin e Kuvendit të Kosovës ka përfund...
-
Bajrami akuzon Kurtin dhe Muratin për shkelje të ligjit në emërimin e drejtorit të Doganave
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka reaguar pas riemërimit të drejtorit t...
-
Kurti kërkon drejtësi për 53 viktimat e familjes Muqolli në Poklek që u vra*në mizo*risht nga forcat serbe
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka përkujtuar sot masakrën e 1...
-
Haxhiu për qëndrimet e opozitës: Absurde, ata e dinë që i kemi numrat
Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka konfirmuar se i kanë num...
-
Konfiskohet një automjet në Shtërpcë, po transportonte drunj pa dokumentacion
Policia e Kosovës ka konfiskuar një automjet me targa të skaduara në Kashtanj...
-
“Ndjej keqardhje për Avni Deharin, po keqpërdoret – skenari ishte i gatshëm”, Memli Krasniqi kritikon VV’në për bllokim të Kuvendit
Kryetari i PDK’së, Memli Krasniqi thotë se ndjen keqardhje për kryesuesin e s...
-
Baraliu tregon çka u desh të ndodhte në Kuvend: Seanca e sotme duhej të vazhdonte
Profesori i çështjeve juridike, Mazllum Baraliu, ka folur në lidhje me dështi...
-
Abrashi i VV-së kritikon Presidenten: Foli si autoritet kushtetues nuk dha zgjidhje për problemin që ia adresoi kryesuesi
Artan Abrashi nga Lëvizja Vetëvendosje, ka hedhur kritika ndaj presidentes Os...