Lajme

Ambasada turke nuk di asgjë për arrestimet e shtetasve turk

Autori: Gazeta inFokus 11:55 | 29 March 2018

Mëngjesin e së enjtes u raportua për arrestimin e  pesë drejtueseve të kolegjit turk në Kosovë “Mehmet Akif”, shkruan Infokusi.com.

E ambasada turke në Kosovë duhet që nuk ka informacione rreth arrestimit  dhe vendndodhjes së shtetaseve të saj.

“Jo nuk kemi asnjë informacion rreth arrestimit”, kanë thënë shkurt për Infokusin nga Ambasada turke në Kosovë.

-Advertisement-

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan më shumë se gjashtë herë u kishte dërguar kërkesë autoriteteve kosovare që të mbyllin të gjitha shkollat e Gylenit në Kosovë.

Në këtë shkollë kanë ndjekur dhe vazhdojnë të ndjekin studimet edhe shumë fëmijë të politikanëve, udhëheqësve kosovarë si dhe fytyra të tjera publike në vend.

Në mesin e diplomuarve nga kjo shkollë është edhe Endrit Thaçi, djali i Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit./INFOKUSI

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit për periudhë 10-vjeçare
-Advertisement-

Të tjera