Lajme

Ambasada ruse shpërndan një hartë me Kosovën e pavarur

Autori: Gazeta inFokus 19:15 | 17 Dhjetor 2017

Në një postim në Twitter Ambasada e Rusisë në Shkup ka shpërndarë një hartë ku paraqitet gazsjellësi rus, ose rrjedha turke e tij.

Në hartën e Europës ndodhet edhe Kosova si shtet fqinj i Serbisë dhe Maqedonisë.Rusia nuk e njeh pavarësinë e Kosovës dhe është njëra nga shtetet penguese për karrigen e Kosovës në OKB.

Kjo përfaqësi ruse në Shkup e ka shpërndarë hartën me gazsjellës si përgjigje ndaj Ambasadës Amerikane në Maqedoni.

-Advertisement-

“Pasi miqtë tanë amerikanë po kërkojnë zgjidhje për ndotjen ne po u ofrojmë një” shkruan në ‘cicërimën’ e rusëve.Gazsjellësi kalon përmes Detit të Zi, pastaj kalon nëpër Turqinë evropiane, Greqi, Maqedoni, Serbi dhe përfundon në Hungari.

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy