Lajme

Ambasada Gjermane e lëshon vizën e fundit turistike, Rohde: E mbajta fjalën

Autori: Gazeta inFokus 11:19 | 18 December 2023

Ambasada e Gjermanisë e ka lëshuar sot vizën e fundit turistike.

Bujar Rrustemi ishte qytetari të cilit ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde ia dorëzoi personalisht pasaportën me vizë, i cili u shpreh i lumtur.

“Është viza e fundit e rregullt”, tha Rohde. “Është dashur të ndodhë shumë vite më parë”, tha ai duke folur për liberalizimin e vizave për kosovarët.

-Advertisement-

Rohde kujtoi se kishte deklaruar se do të jetë ambasadori i fundit në Kosovës që do të merret me liberalizimin e vizave dhe tha se e ka mbajtur fjalën, raporton Gazeta Express.

Rohde tha se do tuan t’i shohin kosovarët “të udhëtojnë ta shijojnë Gjermaninë apo shtetet tjera të Europës”.

Ai kujtoi se vitin e ardhshëm Kampionati Europian i futbollit do të mbahet në Gjermani dhe se “shumë kosovarë do të kenë mundësi ta shohin këtë ngjarje”.

“Për këtë jam i lumtur”, tha ambasadori.

Për viza pune, për studime dhe të tjera, procedurat per t’u pajisur me vizë mbesin të njëjta.

Edon Zhegrova ngritet në qiell në “Favorit”: Është diamant i Kosovës, ky mund të na kualifikojë
Read more

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë
-Advertisement-

Të tjera