Lajme

Ambasada gjermane e dënon sulmin ndaj gazetarit Visar Duriqi

Autori: Gazeta inFokus 14:48 | 25 February 2021

“Sulmet ndaj gazetarëve janë krejtësisht të papranueshme”.

Ambasada e Gjermanisë në Kosovë e ka dënuar sulmin e kryer ndaj gazetarit Visar Duriqi.

Kjo ambasadë thekson se sulmet ndaj gazetarëve janë krejtësisht të papranueshme.

-Advertisement-

“Ambasada Gjermane është shumë e shqetësuar në lidhje me sulmin kundër gazetarit hulumtues të Insajderi, Visar Duriqi”.

Ambasadori Rohde i cili së fundmi u takua me Duriqi deklaroi ka deklaruar:

“Autorët e këtij krimi duhet të dalin para drejtësisë. Dua të theksoj se sulmet ndaj gazetarëve janë krejtësisht të papranueshme. Media e pavarur dhe liria e medias janë themeli i demokracisë. Unë i uroj shërim të shpejtë Duriqit”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera