Lajme

Ambasada e Zvicrës shqyrton mbi 200 aplikacione në ditë

Autori: Gazeta inFokus 12:07 | 04 March 2019

Rreth 100 mijë kosovarë në vit kërkojnë viza nga Ambasada e Gjermanisë dhe nga ajo e Zvicrës. Një përqindje e madhe e kërkesave për vizë refuzohet, ndërsa në disa raste ato jepen për afat të shkurtër kohor.

Pas Ambasadës së Gjermanisë, edhe ajo e Zvicrës është ndër ambasadat që ka më së shumti punë në Kosovë. Brenda ditës kjo Ambasadë shqyrton deri në 200 aplikacione.

Sipas të dhënave që “Zëri” ka pranuar nga Ambasada e Zvicrës, vetëm vitin e kaluar ka proceduar 33 mijë kërkesa për vizë për në Zvicër dhe në vende tjera si: Franca, Austria, Belgjika, Luksemburgu e Holanda.
Ambasada zvicerane ka bërë të ditur se afër 20% e atyre që aplikojnë nuk marrin vizë, pa i bërë të ditura edhe arsyet.

-Advertisement-

“Ambasada e Zvicrës po përpunon deri në 200 aplikacione në ditë. Koha aktuale e pritjes për përpunim është 2 javë. Shkalla e refuzimit është rreth 18%. Ne nuk kemi statistika për arsyet e refuzimit. Vitin e kaluar kjo Ambasadë ka proceduar 33000 kërkesa për vizë (për Zvicrën, Francën, Austrinë, Belgjikën, Luksemburgun, Holandën)”, thuhet në përgjigjen e Ambasadës dhënë “Zërit”.

Aktualisht pritja për një termin për dorëzimin e dokumenteve në Ambasadën e Zvicrës është deri në fund të muajit prill.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera