Lajme

Ambasada e Shqipërisë organizon “Dasmën e madhe”, i shkojnë mysafir 200 gra

Autori: Gazeta inFokus 14:23 | 19 May 2019

200 gra nga rajone të ndryshme të Shqipërisë të martuara në Kosovë, janë bërë pjesë e një dasme të përbashkët.

Nën organizimin e Ambasadës së Shqipërisë në Kosovë, ato janë mbledhur për të treguar përvojat nga më të ndryshmet gjatë viteve të kaluara në shtëpinë e dytë.

Drenica nga Tropoja dhe Agroni nga Prishtina janë çifti më i ri i mbrëmjes. Vajzën e tyre e pagëzuan me emrin Dua.

-Advertisement-

Muharremi dhëndri më i vjetër në Shqipëri i pranishëm në event tregoi se iku nga fatkeqësia në vitet e 80-ta duke mos e besuar se një fat i mirë do t’i vinte.

Ambasadori Qemajl Minxhozi u shpreh i lumtur që shumë nga gratë janë me profesione të rëndësishme në shoqërinë kosovare.

Përveç grave të ftuara sonte, janë edhe afër 2000 të tjera nga treva të ndryshme të Shqipërisë që kanë zgjedhur të bëhen nuse Kosovë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit për periudhë 10-vjeçare

Të tjera