Ambasada e Shqipërisë kërkon regjistrimin e të strehuarve në Kosovë
Autori: Gazeta inFokus 15:46 | 02 December 2019
Ende nuk dihet numri i shtetasëve shqipëtarë të cilët u strehuan në Kosovë pas tërmetit shkatërrues në Shqipëri, shkruan gazeta inFokus.
E Ambasada e Shqipërisë në Prishtinë kërkon ndihmë nga bizneset, shoqatat, organizatat dhe qytetarët e Republikës së Kosovës të cilët i kanë hapur dyert e shtëpive për të prekurit nga tërmeti.
Ambasada fillimisht falënderon ata për solidaritetin e treguar dhe kërkojnë që të njoftohen në mënyrë që të kenë evidencat se sa është numri i saktë i të strehuarve nga Shqipëria.
Sipas tyre kjo e bën më të lehtë menaxhimin e situatës së krijuar./Gazeta inFokus/
Njoftimi i plotë dhe numrat e kontaktit:
Kërkesë drejtuar bizneseve, shoqatave, organizatave dhe individëve të Republikës së Kosovës, të cilat kanë akomoduar familje nga zonat e dëmtuara nga tërmeti në Shqipëri
Të nderuar,
Në radhë të parë, ju falenderojmë për solidaritetin dhe gatishmërinë e treguar për t’i ardhur në ndihmë dhe strehuar familjet e prekura nga tërmeti, i datës 26 nëntor 2019.
Pas analizimit të situatës dhe të koordinuar me Komunat dhe me Policinë e Kosovës, lind nevoja e evidentimit të të gjithë shtetasve shqiptarë, të akomoduar në RKS.
Regjistrimi i shtetasve të ardhur nga Shqipëria do të ndikojë në menaxhimin dhe lehtësimin e situatës së krijuar, si dhe në asistimin dhe sigurinë e bizneseve/ shoqatave/organizatave dhe familjeve të cilat kanë hapur dyert.
Për këtë, ju ftojmë të njoftoni Ambasadën e Shqipërisë në Prishtinë në një nga kontaktet e mëposhtme:
Telefon: + 383 (0) 38 248 208
Celulari i emergjencës: + 383 (0) 45 618 618
E-mail: [email protected]
Facebook: Ambasada e Shqipërisë në Kosovë: https://ëëë.facebook.com/AmbasadaPrishtine/
Si dhe Komunat përkatëse, në të cilat kryeni aktivitetin ose banoni.
Komuna Skenderaj Komuna e Ferizajt Komuna e Gjilanit Komuna Shtime Komuna e Drenasit Komuna e Prishtinës Komuna Vushtrri Faqja Zyrtare Komuna e Vitisë Komuna e Gjakoves Komuna Istog Komuna Kaçanik Komuna Klinë Komuna Junik Komuna e Lipjanit- Faqja Zyrtare Komuna Malisheve Komuna e Mitrovicës – Faqe zyrtare Komuna Obiliq Komuna Pejë Komuna e Podujevës Komuna e Rahovecit Komuna Suharekë Komuna Hani i Elezit Komuna e Mamushes Komuna e Prizrenit Komuna e Dragashit Komuna e Deçanit Plisat Shoqata Humanitare Diaspora Forumi për Iniciativa Qytetare Albanian Diplo.
Të tjera
-
Hoti godet BQK-në: Me vendimin për shtrenjtimin e sigurimit, BQK-ja mbrojti interesat e disa kompanive
Rritja e tarifave të sigurimit pas një analizë të detajuar nga Banka Qendrore...
-
Vetëvendosje tregon se kur do të mbahet takimi me LDK’në
Marrëveshja ndërmjet Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike, ka mbetur...
-
Kadri Veseli hyn në speciale për intervistim
Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, tanimë ka hyrë për t’u intervistuar nga Zyra...
-
KMDLNJ: Ndërkombëtarët kanë bërë eksperimente me mbetjet mortore
Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut me anë të një komu...
-
Sulm me armë në Çeki, 6 të vrarë
Të paktën gjashtë njerëz kanë humbur jetën si pasojë e një sulmi me armë në n...
-
Përplasje ndërmjet veturave në Prishtinë (FOTO)
Një aksident ka ndodhur para pak çastesh në Prishtinë, përkatësisht tek rreth...
-
Vetëm të hënën 50 aksidente në Kosovë
Afro 50 aksidente kanë ndodhur gjatë ditës së hëne në Kosovë. Nga këto aks...
-
Edhe Italia do ta rishikojë njohjen e Kosovës, thotë deputeti i këtij shteti
Matteo Salvini, shefi i partisë “Lega Nord”, është i bindur që partia e tij d...
-
Rugova i LDK-së thotë që nuk lëshojnë pe për Presidentin
Si duket Lidhja Demokratike e Kosovës nuk e ka në mend të lëshoj pe në bisedi...
-
Përmbyset traktori, humb jetën 70-vjeçari
Një 70-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një aksidentit në Lezhë. Ngjarja...
-
Në Kosovë, ndërtimet pa mbikëqyrje dhe pa standarde
99% e objekteve nuk ndërtohen sipas lejes që e marrin dhe në 90% të rasteve n...
-
Moti sot në Kosovë
Një ciklon me masa më të ftohta ajrore nga Atlantiku do të kalojë nga rajoni ...