Lajme

Ambasada e SHBA-ve ka një njoftim të rëndësishëm për shqiptarët e fejuar me amerikanë

Autori: Gazeta inFokus 15:38 | 20 July 2017

Ambasada amerikane në Tiranë ka dhënë sot udhëzime për shqiptarët e fejuar në SHBA, lidhur me procedurën që ata duhet të ndjekin që të lidhin martesë dhe të përfitojnë leje qëndrimi atje.

“Pas gjithë atyre këshillave të mrekullueshme që keni marrë javën e kaluar, Kenny dhe unë kemi vendosur të udhëtojmë në Valbonë këtë javë. Ne shpresojmë që të marrim një ftesë për të provuar fli dhe dhallë. Përpara se të nisemi, ne duam t’ju japim disa këshilla të shpejta në lidhje me vizat e fejesës.

A e dinit ju që ju duhet të jeni takuar me të fejuarin ose të fejuarën qytetare amerikane përpara se ai ose ajo të dorëzojë një peticion për ju? Gjithashtu, nëse viza juaj miratohet, ju duhet të martoheni brenda 90 ditëve të mbërritjes në Shtetet e Bashkuara. Për me tepër informacion mbi vizat e fejesës vizitoni faqen tonë: https://go.usa.gov/xRT2a ose më dërgoni pyetjet tuaja”, shkruan ambasada. /E.SH/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Zbritje dhe plot 5 dhurata – Oferta spektakulare e dyshekëve Comodita
-Advertisement-

Të tjera