Lajme

Ambasada e ShBA-së thotë se sanksionet e dobësuan aftësinë e Kremlinit për luftën në Ukrainë

Autori: Gazeta inFokus 10:58 | 24 June 2023

Ambasada e ShBA-së në Prishtinë ka thënë se sanksionet ndaj Rusisë janë duke funksionuar dhe e kanë dobësuar aftësinë e Kremlinit për të zhvilluar luftën në Ukrainë.

Sipas kësaj ambasade, këto sanksione kanë ndikuar edhe në ngadalësimin e armatosjes së ushtrisë ruse.

“Sanksionet ndaj Rusisë po funksionojnë dhe kanë dobësuar aftësinë e Kremlinit për të zhvilluar luftën e tij. Ndalimet për eksportet e teknologjisë në Rusi po ngadalësojnë aftësinë e ushtrisë ruse për t’u riarmatosur. Kufiri i çmimit të naftës dhe ndalimet e importit parashikohen të kushtojnë miliarda, duke privuar Rusinë nga të ardhurat për luftën e saj”, ka shkruar në Twitter Ambasada e ShBA-së në Prishtinë.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UFC EKSKLUZIVISHT NË ARTMOTION!
-Advertisement-

Të tjera