Lajme

Ambasada e ShBA-së me porosi për qytetarët: COVID-19 është i vërtetë

Autori: Gazeta inFokus 14:13 | 06 July 2020

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë ka deklaruar se virusi COVID-19 është i vërtetë.

Në një publikim të kësaj Ambasade thuhet që të përcillen rekomandimet nga institucionet e shëndetësisë.

“Të mbulohet goja, të mbahet distanca, pastroni duart , mbroni veten dhe të tjerët”, thuhet tutje në njoftim.

-Advertisement-

Gjithashtu qytetarët anembanë u porositën që t’i thonë jo lajmeve të rreme apo njohur ndryshe si ‘Fake-News’.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vrasja e Lulzim Fejzullahut, vjen reagimi i parë nga ministrja Haxhiu

Të tjera