Lajme

Ambasada e SHBA-së konfirmon anulimin e vizitës së gjeneralit amerikan

Autori: Gazeta inFokus 13:18 | 11 February 2019

Ambasada amerikane në Prishtinë, ka konfirmuar anulimin e vizitës në Kosovë të komandantit të Gardës Kombëtare të Iowas, gjeneralit Timothy Orr.

Richard Mei, zëdhënës i ambasadës së SHBA-së në Prishtinë, ka thënë për portalin Koha.net se anulimi i vizitës ka të bëjë me taksat që ka vendosur Qeveria e Kosovës.

“Mund të konfirmojmë se vizita e Gjeneralit Orr është anuluar lidhur me tarifat në produktet nga Serbia dhe Bosnia. Nuk kemi tjetër koment lidhur me vizitat e ardhshme apo trajnimet e planifikuara”, ka thënë Mei.

-Advertisement-

Gjenerali Rrahman Rama, përmes një letre informuese që ia ka dërguar presidentit Hashim Thaçi dhe kryeministrit Ramush Haradinaj, i ka njoftuar për këtë anulim të majorit Orr, siç është shprehur Rama, si “rezultat i shprehjes së pakënaqësive ndaj vendimit që ka marrë Qeveria e Kosovës”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm

Të tjera