Lajme

Ambasada e Mbretërisë së Bashkuara në Prishtinë e përgëzon Kosovën për luftën kundër korrupsionit

Autori: Gazeta inFokus 20:05 | 31 January 2023

Ambasada e Mbretërisë së Bashkuara në Prishtinë e ka uruar Kosovën për përparimin e saj në luftën kundër korrupsionit.

“Urime Kosovë për përparimin e vazhdueshëm në Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit në Transparency International”, ka shkruar në Twitter.

Më tej, Ambasada e Anglisë në Kosovë, ka thënë se do ta përkrahë Kosovën në forcimin e institucioneve të saj.

-Advertisement-

“Ne mbetemi të përkushtuar për të punuar me Kosovën në luftën e saj kundër korrupsionit edhe promovimin e transparencës e forcimin e institucioneve të saj”, ka shtuar ajo.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita Home nis epokën e franshizës në Belgjikë
-Advertisement-

Të tjera