Ambasada e Kosovës në Norvegji me një njoftim të rëndësishëm në lidhje me deklarimin e shtetësisë në pasaporta
Autori: Gazeta inFokus 18:25 | 30 November 2020
Ambasada e Kosovës në Norvegji ka ardhur me një njoftim të rëndësishëm sa i përket pamundësisë së deklarimit të shtetësisë së Kosovës në pasaportat e mërgimtarëve.
Ambasadori i Kosovës në Norvegji, Uliks Emra ia ka paraqitur kërkesën Ministrisë së Punëve të Jashtme të Norvegjisë që të lejohet të figuroj vendi i lindjes, Kosova, në pasaportat e kosovarëve.
Postimi i plotë i Ambasadës së Kosovës në Norvegji:
Të nderuar Bashkatdhetarë,
Ashtu si jeni në dijeni kohëve të fundit kemi realizuar një numër të madh të takimeve me shoqata, bashkësi dhe bashkatdhetarë të shumtë që jetojnë dhe veprojnë në Norvegji.
Jemi njoftuar me aktivitetet, angazhimet por edhe me kërkesat dhe shqetsimet tuaja.
Padyshim se numri më i madh i kërkesave dhe shqetsimeve tuaja kanë të bëjnë në lidhje me dokumentacionin tuaj, konkretisht pamundësisë për të deklaruar shtetin tuaj të lindjes – Kosovën në pasaportat tuaja.
Ju njoftoj se në emër të Ambasadës së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme, kam paraqitur pranë zyrtarëve të lartë të MPJ së Norvegjise – me të cilët jemi në bashkëpunim të ngushtë, kërkesën e ligjshme për zgjidhjen e kësaj qështje, në mënyrë që në dokumentet tuaja të figurojë vendi i lindjes Kosova.
Mos të harojmë që Mbretëria e Norvegjisë është shtet mik i Kosovës dhe njëra ndër shtetet e para që e ka njohur pavarsinë e Kosovës, si dhe në kohët më të vështira i ka hapur dyert për qytetarët tanë.
Prandaj me punë të përbashkët me kolegët e institucioneve të Norvegjisë besojmë fuqishëm që shumë shpejtë do të kemi rezultate pozitive dhe do të eliminohen gjitha pengesat teknike në lidhje me këtë temë.
Të tjera
-
Varianti i ri i koronavirusit në Mbretërinë e Bashkuar ‘mund të jetë më vdekjeprurës’
Provat e hershme sugjerojnë se varianti i koronavirusit që u shfaq në Mbretër...
-
Protesta për lirimin e opozitarit rus, tubimet shtrihen në 60 qytete
Policia ruse po arreston mbështetësit e udhëheqësit të burgosur të opozitës, ...
-
Peka: Pesha e deklaratës për bashkimin me Shqipërinë nga Haradinaj ishte shumë më e madhe sesa kur e thoshte VV
Çim Peka i ftuar ne Debat Plus ka komentuar deklaratën e kryetarit të Alea...
-
Klinaku paralajmëron ftesa të tjera nga Specialja
Ushtruesi i detyrës së OVL-UÇK-së, Faton Klinaku ka thënë se kohëve të fundit...
-
Vetëvendosje dorëzon ankesën në PZAP për certifikimin e listës për deputetë
Lëvizja Vetëvendosje përmes një shkrimi në facebook ka njoftuar kanë dorëzuar...
-
Gani Geci: Në Drenicë Vetëvendosje nuk merr asnjë votë, PDK’ja i merr të gjitha
Ish-deputeti Gani Geci nuk u beson sondazheve që thonë se Vetëvendosje do të ...
-
Geci: Vjosa Osmani dhe Isa Mustafa kishin një marrëveshje që ta rrëzojnë Fatmir Sejdiun
Ish-deputeti i Kuvendit, Gani Geci, në emisionin Pressing të T7, ka thënë se ...
-
Momenti kur policët në Gjilan shpëtojnë qytetaren që po kërcënohej me thikë në makinë
Një burrë po kërcënonte me thikë një grua në makinë në qytetin e Gjilanit. Në...
-
A e dini se Vjosa Osmani e Valdete Daka janë familjare mes veti?
Pas zhvillimeve në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, u.d e Presidentit, Vjosa...
-
Ambasada Amerikane, AKI’ja e FSK’ja mbesin pa rrymë
KEDS ka njoftuar për ndërprerje të furnizimit të energjisë elektrike në insti...
-
Baraliu tregon a ka të drejtë Vjosa Osmani të shkarkojë Valdete Dakën
Njohësi i çështjeve Kushtetuese, Mazllum Baraliu, ka folur rreth deklaratave ...
-
Limaj përmend “tryezën e kalkulimeve”: Fitoren tonë s’ka kush që mund ta ndal
Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj sot ishte në vendlindjen e tij në Banjë ku th...