Lajme

Ambasada e Kosovës në Itali del me njoftim të rëndësishëm për kosovarët

Autori: Gazeta inFokus 17:41 | 20 December 2021

Ambasada e Kosovës në Itali ka dalur sot me njoftim për shtetasit e Kosovës.

Përmes një shkrimi në Twitter nga kjo ambasadë i kanë bërë thirrje të gjithë shtetasve të Kosovës me banim dhe qëndrim në Itali që të respektojnë masat dhe protokollet parandaluese Anti-COVID.

Në një komunikatë për media nga kjo ambasadë thuhet se Ministria e Shëndetësisë e Italisë ka përditësuar rregullat e qarkullimit për të gjithë qytetarët që udhëtojnë drejt Italisë, duke filluar nga data 16 dhjetor 2021 deri me 31 janar 2022.

-Advertisement-

“Kosova tashmë është klasifikuar në listën “E” dhe bazuar në rregullat e kësaj kategorie, të gjithë personat që kanë qëndruar ose kanë kaluar tranzit në Kosovë (apo në një nga vendet e tjera të përmendura në Listën “E” përfshirë Shqipërinë, Bosnjë -Hercegovinën, Malin e Zi, Republikën e Maqedonisë së Veriut, Serbinë) në 14 ditët e fundit, mund të udhëtojnë drejt Italisë vetëm për arsye të dëshmuara pune, shëndetësore, studimi, urgjence apo kthim në vendbanim/residence”, thuhet në komunikatë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Po, Po 31 Vetura Dacia Logan shpërblim për konsumator nga ETC

Të tjera