Lajme

Ambasada e Kosovës në Gjermani organizoi festë për 10 vjetorin e Pavarësisë

Autori: Gazeta inFokus 17:05 | 16 March 2018

Ambasada e Republikës së Kosovës në Gjermani ka organizuar festë për 10 vjetorin e Pavarësisë së Kosobës. Mbi 400 pjesëmarrës ishin mysafir në këtë festë, ndër ta pjesmarrës nga institucionet e ndryshme gjermane në nivelin federal dhe të landeve, deputetëve të Bundestagut, ushtarakëve të Bundesëehrit dhe NATO-a, korit diplomatik të dhjetra ambasadave të akredituara në Berlin.

Ushtruesi i detyrës së ambasadorit, Astrit Zemaj pati nderin të presë mysafirë të lartë nga Gjermania dhe Kosova. “ë bashku me kolegët nga Ambasada dhe Konsullatat ne Frankfurt, Minhen si dhe përfaqësusit e Qeverisë së Kosovës të nderojmë me pietet të lartë rrugëtimin për liri, vuajtjet e së kaluarës dhe procesin e shtetformimit të Republikës së Kosovës.

Veçanërisht impresionuese, prezenca miqëve të shumtë që kanë qëndruar pranë nesh nder vite si dhe në rrugëtimin e vazhdueshëm drejt të ardhmes si pjesë e strukturave euro-atlantike dhe anëtarësimit ne mekamizma nderkombtarë dhe në OKB” ka thënë Zemaj. Mysafirë në këtë organizim ishin edhe zëvëndëskryeministrët, Behxhet Pacolli e Dardan Gashi si dhe nënkryetari i PDK-së, Rexhep Hoti.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Super Zbritje në Artmotion
-Advertisement-

Të tjera