Ambasada e Kosovës në Gjermani jep lajmin e mirë

Autori: Gazeta inFokus
19:13 | 26 January 2022
Ambasada e Republikës së Kosovës në Gjermani ka bërë një njoftim lidhur me njohjen e patentë shoferëve të Kosovës në Gjermani.
“Sot, më datë 26 janar 2022 në Komisionin për Transport dhe Komunikime Digjitale në Bundesrat është shqyrtuar rekomandimi i Ministrisë Federale të Komunikimeve Digjitale dhe e Transportit dhe si i tillë, ky rekomandim KA KALUAR PA VËREJTJE”, thuhet në njoftim, raporton Indeksonline.
Njoftimi i plotë:
NJOFTIM LIDHUR ME NJOHJEN E PATENTË-SHOFERËVE TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS
Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës,
Në pamundësi për t`ju kthyer përgjigje të gjithëve një nga një, dëshirojmë që në formë të përmbledhur t`iu informojmë me disa detaje shtesë rreth njohjes së patentë-shoferëve të Republikës së Kosovës nga Republika Federale e Gjermanisë:
a) Nënshkrimi i marrëveshjeve të tilla ndërmjet shteteve merr kohë dhe zgjatë me vite. Në një proces të tillë të konvertimit të patentë-shoferëve me Gjermaninë, janë duke kaluar edhe disa shtete të tjera, të cilat kanë shtetësi shumë më të vjetër se Republika e Kosovës.
b) Duke pasur parasysh rëndësinë e kësaj marrëveshjeje për shtetasit e Republikës së Kosovës në Gjermani, institucionet kompetente kosovare e kanë marrë me përkushtim të posaçëm kryerjen dhe zbatimin e të gjitha zotimeve nga kjo marrëveshje.
c) Duke qenë se Ministria Federale e Komunikimeve Digjitale dhe e Transportit të Gjermanisë i ka rekomanduar me datë 29 dhjetor 2021 Këshillit Federal (Bundesrat-it) të procedojë tutje me miratimin e marrëveshjes, ka mbetur që Bundesrat-i, si instanca finale institucionale, të thotë fjalën e fundit.
d) Kështu që, sot, më datë 26 janar 2022 në Komisionin për Transport dhe Komunikime Digjitale në Bundesrat është shqyrtuar rekomandimi i Ministrisë Federale të Komunikimeve Digjitale dhe e Transportit dhe si i tillë, ky rekomandim KA KALUAR PA VËREJTJE.
e) Nga ana e Bundesrat-it ka mbetur edhe hapi i fundit procedural, që është votimi në seancën plenare të Bundesrat-it më 11 shkurt 2022.
f) Në lidhje me pyetjet e dërguara dhe paqartësitë për Bundesrat-in: ai nuk është dhoma e dytë e parlamentit gjerman (tipike për shumë shtete tjera me sistem parlamentar bikameral). Si organ (sui generis) legjislativ, Bundesrati nuk përbëhet nga deputetët e zgjedhur (siç është rasti i Bundestag-ut), por nga përfaqësuesit e 16 landeve gjermane (përkatësisht nga krerët e qeverive të landeve apo ministrat e resorëve përkatës) dhe përbëhet nga 69 anëtarë. Kështu që, marrëveshja e sipërpërmendur do të votohet në Bundesrat dhe për aprovimin e saj nevojitet shumica e thjeshtë (prej 35 votash).
Të nderuar qytetarë,
Ne jemi plotësisht të vetëdijshëm, se sa kjo marrëveshje ua lehtëson punën, ua lehtëson jetën dhe kryerjen e aktiviteteve tuaja në Gjermani, andaj jemi në kontakte të vazhdueshme me institucionet e shtetit mik të Gjermanisë, që jo vetëm këto shqetësime tuaja ditore, por edhe tema të tjera të interesit të përbashkët t`i adresojmë dhe zgjidhim bashkërisht.
Ne jemi plotësisht të vetëdijshëm, se një numër i madh i qytetarëve të Republikës së Kosovës (me vendbanim apo leje qëndrimi në Gjermani) janë gjobitur nga autoritetet vendase në mungesë të kësaj marrëveshje. Kemi pranuar me dhjetëra thirrje dhe mesazhe telefonike dhe vërtetë ndjejmë keqardhje për secilin rast veç e veç. Andaj, dëshirojmë t`ju sigurojmë se shqetësimet tuaja janë brengat tonat.
E fundit, por jo më pak e rëndësishme,
Ambasada e Republikës së Kosovës në Berlin (ARKS), së bashku me gjashtë misionet konsullore, do të vazhdojë të jetë në shërbim të interesit të Republikës së Kosovës dhe qytetarëve të saj në Gjermani. Në këtë drejtim, kërkojmë edhe mirëkuptimin tuaj që të rrisim dhe përforcojmë kulturën e komunikimit institucional dhe publik. Përpos faqes zyrtare të ARKS në Berlin, jemi aktiv edhe përmes rrjeteve sociale (Facebook, Twitter dhe Instagram). Të gjitha këto janë ndërmarrë me qëllim që të jemi sa më afër jush, si dhe me qëllim që t`ju njoftojmë për të gjitha çështjet me rëndësi. Andaj, zotimi ynë për një kapitull të ri e të mirëfilltë të bashkëpunimit dhe të informimit, nuk është i mundur pa një bashkëpunim të ngushtë, korrekt dhe duke reflektuar qasje qytetare e me integritet ndaj institucioneve të Republikës së Kosovës.
Përzemërsisht,
Ambasada e Republikës së Kosovës në Berlin
Të tjera
-
“Mariupoli është i yni” – Rusia shpall fitoren
“Mariupoli është tashmë i yni”. Këto janë fjalët e sotme me të cilat gjeneral...
-
Kryediplomati austriak thotë se e mirëpresin kërkesën e Kosovës për anëtarësim në KE
Ministri i Jashtëm i Austrisë, Alexander Schallenberg, ka deklaruar se Austri...
-
Duda Balje s’ka të ndalur, për herë të parë jep detaje të tjera për komunitetin LGBTI
Deputetja boshnjake, Duda Balje, po vazhdon fuqishëm t’i qëndrojë kundër Kodi...
-
Ky është momenti që la gjurmë të pashlyeshme në jetën e Duda Baljes
Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje, ka rrëfyer një moment mjaftë int...
-
Nuk do ta besoni pse Duda Balje është kthyer nga Serbia në Kosovë
Deputetja, Duda Balje, ka treguar se arsyeja pse ajo me familjen e saj janë k...
-
Mullisët kërkojnë heqjen e ndalesës së eksportit të miellit
Miell ka me bollëk, prandaj s’është e nevojshme të mbyllen kufijtë për të. ...
-
Poliklinika më e madhe në Kosovë, ‘Olive Medical’ hap qendrën e re në Mitrovicë
Sot në qytetin e Mitrovicës është organizuar ceremonia e hapjes së poliklinik...
-
Pse Japonia nuk heq dënimin me vdekje?
Dënimi me vdekje po “del nga moda”. Më shumë se 70% e vendeve e kanë hequr dë...
-
Hoxhaj: Serbia bastion i Rusisë në Ballkan për ta luftuar perëndimin
Ish-ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka thënë se Serbia ka qenë dh...
-
Paralajmërohen reduktimet e rrymës, nervozohen qytetarët
Pak muaj më parë, gjeneratori ishte një nga produktet më të kërkuara në treg....
-
Përparim Rama ka dy lajme të mira për Prishtinën
Përparim Rama ka dy lajme të mira për komunën e Prishtinës. I pari i kryeq...
-
Raketa ruse godet një objekt në Kharkiv, plagosen shtatë persona – publikohen pamjet e tmerrshme të sulmit
Shtatë persona janë plagosur, pasi një raketë ruse goditi një objekt në qytet...