Lajme

Ambasada e Kosovës në Bruksel – Shtetasëve: Shmangni këto zona!

Autori: Gazeta inFokus 22:51 | 20 June 2017

Shërbimi Konsullor i Ambasadës së Kosovës në Bruksel iu ka bërë thirrje shtetasëve kosovar që t’i shmangin zonat në të cilat ka ndodhur incidenti në Bruksel.

Një shpërthim dhe të shtëna armësh janë degjuar para pak çastesh në stacionin qëndror në Bruksel. Autoritetet belge të sigurisë kanë evakuuar menjëherë stacionin qendror (Gare Central) dhe kanë vendosur perimetrin e sigurisë duke bllokuar e devijuar disa linja të metrove dhe autobusëve“, thuhet në një njoftim të publikuar në faqen zyrtare të Shërbimit Konsullor të Ambasadës së Kosovës në Bruksel, raporton GazetaBlic.com

Më poshtë iu pasqyrojmë të plotë këtë njoftim:

-Advertisement-

Policia ka qëlluar kryerësin e shpërthimit, kështu ka njoftuar prokurori. Pas shpërthimit vendi është lokalizuar, restorantet dhe dyqanet afër stacionit të trenit janë mbyllur, por edhe qendra turistike e qytetit është evakuuar, shkruan DailyMail.

Sulmuesi kishte një çantë shpine të mbushur me eksploziv, njofton policia.


Deri më tani nuk është raportuar as për të lënduar, gjithashtu nuk dihet as gjendja e sulmuesit të qëlluar nga policia.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKT Kosova vazhdon përkushtimin ndaj gjithëpërfshirjes duke dhuruar një furgon për të mbështetur fëmijët me nevoja të veçanta
-Advertisement-

Të tjera