Lajme

Ambasada e Italisë: Masakrën e Reçakut nuk duhet ta harrojmë kurrë

Autori: Gazeta inFokus 20:10 | 15 January 2022

Ambasada e Italisë në Kosovë me anb të një postimi ka kujtuar masakrën e Reçakut.

Ambasada përmes një postimi në Twitter, ka shkruar se 45 civilë të pafajshëm u vranë në një akt brutal, për të cilin ende nuk ka drejtësi dhe duke shtuar se ne nuk duhet ta harrojmë atë, shkruan Gazeta Infokus.

“Morëm pjesë në ceremoninë përkujtimore në 23 vjetorin e masakrës së Reçakut. Më 15 janar 1999, 45 civilë të pafajshëm u vranë në një akt brutal, për të cilin ende nuk kemi parë drejtësi. Nuk duhet të harrojmë kurrë”, ka shkruar ambasada në Twitter./Gazeta Infokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera