Lajme

Ambasada e Amerikës kundërshton mbledhjet që mbahen jashtë Kosovës, paratë e taksapaguesve të shpenzohen këtu

Autori: Gazeta inFokus 17:47 | 30 March 2021

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, përmes një postimi në Twitter, ka thënë se është e kotë që qeveria e Kosovës të organizojë mbledhje jashtë Kosovës.

Ndër të tjera në postimin e ambasadës thuhet se i përgëzojnë udhëheqësit institucional të cilët po punojnë për të ndaluar këtë praktikë të fortë

Në postimin e ambasadës thuhet që nëpunësit publikë duhet të shpenzojnë paratë e taksapaguesve në Kosovë dhe jo jashtë saj.

-Advertisement-

“Ne kemi kundërshtuar prej kohësh mbajtjen e mbledhjeve të qeverisë së Kosovës jashtë Kosovës dhe përgëzojmë udhëheqësit institucionalë të cilët po punojnë për të ndaluar këtë praktikë të kotë. Sektori i turizmit në Kosovës po lufton; nëpunësit publikë duhet të shpenzojnë paratë e taksapaguesve në Kosovë”, ka shkruar në Twitter.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UFC EKSKLUZIVISHT NË ARTMOTION!

Të tjera