Ambasada Britanike: Personat e dënuar për krime serioze nuk duhet të kandidojnë
Autori: Gazeta inFokus 14:34 | 24 May 2017
Zyrtarët e Ambasadës e Britanisë së Madhe në Kosovë, duke folur për zgjedhjet e 11 qershorit dhe listave të partive politike, kanë thënë se Kosova dhe qytetarët e saj e meritojnë të kenë përfaqësues të aftë dhe me integritet moral.
Megjithatë, sipas Ambasadës Britanike, janë qytetarët e Kosovës të cilët duhet ta bëjnë këtë vlerësim pasi që ata do të bashkëpunojnë me këdo që fiton besimin e popullit.
“Është në duart e votuesve të përcaktojnë se kush duhet ta formojë qeverinë e re. Varet nga votuesit t’i vlerësojnë partitë dhe politikat e tyre dhe të vendosin se kush më së miri do t’i përfaqësojë interesat e tyre. Ne do të duhet të punojmë me këdo që ju e zgjidhni”, thuhet në përgjigjen e Ambasadës Britanike për gazetën “Zëri”.
Më tutje Ambasada ka thënë se nëse partitë politike janë serioze në lidhje me përmirësimin e sundimit të ligjit në Kosovë, atëherë listat e kandidatëve të tyre duhet ta reflektojnë këtë.
“Në Mbretërinë e Bashkuar personat që janë dënuar për krime serioze e kanë të ndaluar të kandidojnë për parlament”, thuhet më tej në përgjigjen e tyre. Madje ata kanë bërë thirrje që Kosova të ketë përfaqësues me integritet moral në Kuvend.
“Kosova meriton të ketë përfaqësues të aftë, me integritet të lartë moral. Por është po ashtu përgjegjësi e votuesve të vendosin nëse dëshirojnë të përfaqësohen nga kandidatë të cilët janë të njollosur nga korrupsioni dhe kriminaliteti. Në një demokraci përfundimisht votuesit mbajnë përgjegjësi për kë ata votojnë”, përfundon përgjigja e Ambasadës Britanike.
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...