Lajme

Ambasada britanike njofton se 117 afganë sot do të zhvendosen në Britani nga Kosova

Autori: Gazeta inFokus 13:21 | 16 September 2021

Ambasada e Britanisë në Prishtinë ka bërë të ditur se sot 117 afganë, ish-punonjës në NATO, do të nisen për në Britani, pasi kanë qëndruar fillimisht në Kosovë.
Ambasada ka treguar se 2000 ish-punonjës afganë në NATO dhe familjarët e tyre janë evakuuar në total nga Afganistani.
Ndërsa 800 prej tyre kanë akomoduar përkohësisht në Kosovë.

“Forcat e armatosura të Britanisë nën komandën e NATO-s janë vendosur në Kosovë dhe janë në ballë të operacionit për të përkrahur strehimin e tyre dhe zhvendosjen. Britania është e përkushtuar të strehojë afganë që kanë punuar në NATO. Jemi shumë falënderues për bujarinë e Kosovës në mikëpritjen e këtyre njerëzve në nevojë dhe që kanë ndihmuar NATO-n në këtë periudhë”, thuhet në deklaratën e Ambasadës së Britanisë në Kosovë.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
-Advertisement-

Të tjera