Lajme

Ambasada Britanike: Kosova dhe Anglia festojnë së bashku, le të fitojë më i miri!

Autori: Gazeta inFokus 17:26 | 17 November 2019

Në orën 18:00 në stadionin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, do të ndeshet kombëtarja e Kosovës me atë të Anglisë.

Një entuziasëm i madh ka nisur qysh në orët e para të mëngjesit, derisa në Prishtinë kanë ardhur edhe tifozë anglezë, të cilët u pritën në mënyrë të jashtëzakonshme, shkruan gazeta inFokus.

E këtë pritje e ka përshkruar edhe Ambasada e Britanisë së Madhe në Prishtinë, e cila pak para ndeshjes ka postuar disa imazhe në faqen zyrtare Facebook, ku shihen tifozë anglezë e kosovarë së bashku.

-Advertisement-

Ndërsa në mbishkrimin e postimit të ambasadës thuhet “Gati është koha… që tifozët e Kosovës dhe të Anglisë festojnë së bashku në një atmosferë të shkëlqyer feste në qendër të qytetit. Le të fitojë ekipi më i mirë”./Gazeta inFokus/.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit

Të tjera