Lajme

Ambasada britanike kërkon që të mbrohet krijimtaria artistike në Kosovë, përmend sukseset e artistëve në tregun e huaj

Autori: Gazeta inFokus 19:19 | 26 April 2021

Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë ka përmendur suksesin e shqiptarëve në tregun ndërkombëtar gjatë këtij viti, shkruan Gazeta Sinjali.

Kjo ambasadë ka kujtuar tri çmimet që fitoi filmi “Hive” i regjisores Blerta Basholli në festivalin “Sundance”, çmimin “Grammy” që fitoi sivjet Dua Lipa dhe nominimin e filimit “Exile” të Visar Morinës për “Globin e Artë”.

Sipas kësaj ambasade, kjo krijimtari e kosovarëve duhet të mbrohet e jo të shfrytëzohet. Andaj dhe ka pyetur institucionet vendore se çfarë po bëjnë në këtë drejtim.

-Advertisement-

“Kjo është ajo me të cilën kanë të bëjnë me të drejtat e pronës intelektuale. Çfarë do të bëni për të mbrojtur produktet krijuese të Kosovës?”, thuhet në postimin e ambasadës britanike.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera