Lajme

Ambasada Amerikane reagon pas sulmit ndaj gazetarit Valon Syla

Autori: Gazeta inFokus 13:19 | 13 April 2023

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë ka reaguar pas sulmit ndaj gazetarit Valon Syla.

Në llogarinë zyrtare në Facebook, Ambasada ka thënë se sulmet ndaj gazetarëve ose ndërhyrja në pavarësinë dhe lirinë e tyre të shprehjes shkelin parimet thelbësore demokratike.

“Sulmet ndaj gazetarëve ose ndërhyrja në pavarësinë dhe lirinë e tyre të shprehjes shkelin parimet thelbësore demokratike. Media luan një rol thelbësor në luftimin e korrupsionit, sigurimin e llogaridhënies dhe transparencës dhe mbrojtjen e të drejtave të të gjithë qytetarëve në një demokraci”, thuhet në postimin e Ambasadës.

-Advertisement-

Ambasada e ka shpërndarë edhe deklaratën e Sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken, i cili ka thënë se “ShBA’të do të vazhdojnë të mbështesin punën e guximshme dhe të nevojshme të gazetarëve në gjithë botën”.

Gazetari Valon Syla u sulmua nga tre persona në lagjen Bregu i Diellit në Prishtinë.

Ai pësoi lëndime në kokë dhe pas trajtimit mjekësor. Të dyshuarit janë arrestuar mbrëmë.

Kërkesa për caktimin e paraburgimit ndaj tyre do të bëhet në drejtim të veprës penale ‘’Nxitja e përçarjes dhe urrejtjes’’.

“Ju njoftoj se Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), gjatë ditës do të bëjë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj tre (3) personave të ndaluar për veprën penale ‘’Nxitja e përçarjes dhe urrejtjes’’, nga neni 141 paragrafi 3 lidhur me paragrafin 1 dhe 31 të KPRK-së”, tha Lutfiu për Gazetën Express.

Syla paraprakisht ishte në emisionin Pressing në T7, ku është analist. Temë diskutimi ishte debati që ka shkaktuar nisja e gjykimit të ish-krerëve të UÇK-së në Gjykatën Speciale Hagë.

Sulmin e dënoi edhe Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, por edhe organizata më e madhe e gazetarëve në Europë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Spektakli i Vitit, Ekskluzivisht në Artmotion – BBVK3!
-Advertisement-

Të tjera