Lajme

Ambasada Amerikane përgëzon Policinë për parandalimin e trafikimit të tre viktimave

Autori: Gazeta inFokus 17:05 | 08 November 2019

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, ka lavdëruar Policinë për hetimin e bërë që rezultoi në parandalimin e trafikimit të tre viktimave të moshës 17-vjeçare.
Ambasada përmes një postimi në faqen e facebookut ka përgëzuar punën e policëve kosovarë, të cilët janë shprehur të gatshëm që të mbrojnë viktimat e cenueshme nga krimi, shkruan gazeta inFokus.
“Një hetim nga Policia e Kosovës në lidhje me Hetimet për Trafikimin e Qenieve Njerëzore, rezultoi që tri viktima të moshës 17-vjeçare të marrin ndihmën e nevojshme, si dhe u bë një arrestim. Ne e përgëzojmë punën e policisë, të cilët janë shprehur të gatshëm që të mbrojnë këta viktima që janë të cenueshëm nga krimi”, thuhet në reagimin e ambasadës./Gazeta inFokus/.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
MYZHDE për krejt!

Të tjera