Lajme

Ambasada Amerikane në Kosovë me njoftim për Koronavirusin

Autori: Gazeta inFokus 14:59 | 25 February 2020

Me rritjen e numrit të rasteve të infektuara me virusin kinez, i njohur si Koronavirus, në Evropë, ditëve të fundit, Ambasada e ShBA-ve në Prishtinë ka dalë me informata.

Këto kanë të bëjnë me gjendjen aktuale në Kosovë, sa i përket këtij virusi, shkruan gazeta inFokus.

Këta kanë thënë që Kosova nuk ka asnjë rast të konfirmuar me “COVID-19” brenda kufijve të saj.

-Advertisement-

“Organizata Botërore e Shëndetësisë ka bërë donacion 750 teste (COVID-19) për Kosovën. Rasti i parë i dyshuar në Kosovë, u testua e doli të jetë negativ – rezultatet u përcaktuan nga pajisjet për të testuar për këtë virus të dhuruara nga OBSH”, thuhet në njoftimin e Ambasadës Amerikane.

E sa i përket kuarantinës, thonë që Instituti Kombëtar për Shëndetësi Publike, ka zhvilluar një plan kuarantine i cili do të përdoret nëse ka nevojë./Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UFC EKSKLUZIVISHT NË ARTMOTION!

Të tjera