Lajme

Ambasada amerikane ndihmon FSK-në, ja çfarë i dhuroi së fundi asaj

Autori: Gazeta inFokus 08:48 | 29 September 2017

Në mjediset e kazermës “Adem Jashari” në Prishtinë, sot u organizua ceremonia e pranim- dorëzimit të donacionit të pajisjeve ,,Harris’’, nga Ambasada e SHBA-ve në Kosovë për Kompaninë e Komunikimit, në vlerë 9.2 milionë dollarë amerikan.

Të pranishëm në këtë ceremoni ishin ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës Rrustem Berisha, komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Rrahman Rama,   zëvendës ambasadorja  amerikane në Kosovë  Colleen Hylande, këshilltari ushtarak i ministrit, kolonel Fadil Hadergjonaj, shefi i Shtabit të Komandës së Forcave Tokësore  ( KFT ), kolonel Naim Haziri si dhe përfaqësueses  nga Ambasada e SHBA-ve  në Kosovë dhe eprorë të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Pjesëmarrësit e kësaj ceremonie u njohën nga afër më këto pajisjet dhe me funksionin e tyre nga zëvendëskomandanti i Kompanisë së Komunikimit togeri Jeton Ahmeti dhe zëvendës ambasadorja amerikane Colleen Hylande, të cilët  së bashku bënë disa komunikime  të atypëratyshme, për t’i njoftuar të pranishmit për rolin dhe rëndësinë e këtyre pajisjeve, jo vetëm  për  Kompaninë  e Komunikimit por edhe  për FSK-në  në përgjithësi.

-Advertisement-

Me këtë rast, ministri i FSK-së Rrustem Berisha  falënderoi Ambasadën amerikanë në Kosovë për  bashkëpunimin dhe ndihmën e pakursyer në vazhdimësi për FSK-në.  “Ky donacion për FSK-në është mjaft i rëndësishëm pasi që Forca bëhet moderne vetëm më pajisje të tilla moderne. Shpresojmë që në të ardhmen këtë sistem ta përdorim në komunikime të drejtpërdrejta me partnerët dhe aleatët tanë”.

Më pas, mysafirët vizituan edhe pjesëtarët e FSK –së, të cilët për t’u aftësuar në përdorimin  e këtyre pajisjeve po ndjekin trajnimin e organizuar nga instruktorët amerikanë.

Edhe gjeneral Rama nga  ana e tij falënderoi zëvendësambasadoren amerikane dhe nëpërmjet saj Ambasadën e SHBA-ve në Kosovë, për donacionin dhe mbështetjen e vazhdueshme që SHBA-të kanë dhënë ndër vite për  avancimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Komandanti i FSK-së, ndër të tjera, foli edhe për rëndësinë e trajnimit që po ndjekin pjesëtarët e FSK-së. “ Donacioni i sotëm ka rëndësi mjaft të madhe për Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe po aq i  rëndësishëm  është  edhe trajnimi të cilin e keni organizuar ju për aftësimin e pjesëtarëve tanë në përdorimin e mirëfilltë të këtyre pajisjeve.

Ndërkaq, zëvendë sambasadorja amerikane u shpreh e kënaqur me pritjen dhe me vlerësimin që iu bë donacionit nga ana e FSK-së,  si dhe vlerësoi lart  angazhimin  e pjesëtarëve në trajnim, duke thënë se  nuk mund të bëhet një përdorim i mirëfilltë  i këtyre pajisjeve pa një trajnim të tillë dhe më vjen mirë që  i shoh  një disponim të  tillë  për t’i mësuar të gjitha gjërat.

Vlen të theksohet se Ambasada amerikane ka mbështetur Forcën e Sigurisë së Kosovës në të gjitha fazat e zhvillimit si në pajisje ashtu edhe në trajnim për ngritjen profesionale të Forcës së Sigurisë  së Kosovës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik
-Advertisement-

Të tjera