Lajme

Ambasada amerikane: Mbyllja e çështjes së të pagjeturve duhet të jetë prioritet

Autori: Gazeta inFokus 13:47 | 27 April 2023

Në Ditën kombëtare të personave të zhdukur me dhunë nga forcat serbe gjatë luftës së fundit në Kosovë ka reaguar edhe Ambasada amerikane në Prishtinë.

Në një postim në Twitter të kësaj ambasade thuhet se qëndrojnë krah familjeve që edhe dy dekada më vonë nuk dinë çfarë ka ndodhur me të dashurit e tyre të zhdukur.

“Në Ditën Kombëtare të Personave të Zhdukur të Kosovës, ne qëndrojmë me anëtarët e familjes që ende, dekada më vonë nuk e dinë se çfarë ka ndodhur me të dashurit e tyre të zhdukur. Gjetja e përgjigjeve që sigurojnë mbylljen e çështjes për familjet e të zhdukurve duhet të jetë prioritet”, thuhet në postim.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Çka po ndodh me DITËLINDJEN e Viva Fresh Store?!
-Advertisement-

Të tjera