Lajme

Ambasada amerikane kërkon ndihmën tuaj, që ditët, javët dhe muajt e parë të ambasadorit të jenë të paharrueshme

Autori: Islam Morina 17:16 | 05 January 2022

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës me anë të një postimi ka treguar se janë duke pritur që në Kosovë të arrijë ambasadori Jeff Hovenier, e për të cilin kanë kërkuar ndihmën dhe sugjerimin e secilit që të propozojnë vendet më të bukura, në mënyrë që javët dhe muajt në vijim të jenë të paharruara për të.

Në postimin e ambasadës kërkohet se çka është kaq kosovare e që atij nuk duhet t’i ikë, shkruan Gazeta Infokus.

“Derisa jemi duke e pritur arritjen e Hovenier dhe familjes së tij në Prishtinë, na nevojitet ndihma juaj për t’u siguruar se ditët, javët dhe muajt e parë (të ambasadorit) do të jenë të paharrueshme. Ku rekomandoni ju se ai duhet ta bëj vizitën e parë? Cila është kuzhina lokale që ai duhet ta provojë? Cili është aktiviteti kulturor që ai duhet ta shijojë? Çka është ‘kaq kosovare’ që atij nuk duhet t’i ikë?“, thuhet në njoftim./Gazeta Infokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera