Sport

Ambasada amerikane ka disa fjalë për Distria Krasniqin

Autori: Gazeta inFokus 16:09 | 12 January 2021

Xhudistja kosovare, Distria Krasniqi, dje arriti të marrë edhe një medalje të arit, në kuadër të turneut ‘Masters’, që po zhvillohet në Doha të Katarit, shkruan Gazeta inFokus.

Krasniqi arriti të mposht në finale japonezen, Funa Tonaki, e cila ishte kampione botërore në kategorinë e 48 kilogramëve.

Në lidhje me këtë sukses, me anë të një postimi në facebook, ka reaguar edhe ambasada amerikane në Kosovë, e cila ka shkruar:

-Advertisement-

“Urime Distria Krasniqit e cila fitoi medaljen e artë në Judo Masters në Doha, Katar”, thuhej në reagimin e ambasadës amerikane./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edicioni i 6-të i Garage Sale sjell zbritje të madhe në Comodita Home!
-Advertisement-

Të tjera