Lajme

Ambasada amerikane: Jemi të përkushtuar për të përforcuar zërat e grave dhe vajzave

Autori: Gazeta inFokus 13:48 | 08 March 2024

Ambasada amerikane në Prishtinë sot tha se në Ditën Ndërkombëtare të Gruas feston të arriturat e jashtëzakonshme të grave në Kosovë dhe në mbarë botën.

Ambasada tha se do të vazhdojë të kërkojë respektimin e të drejtave njerëzore të grave për të fuqizuar dhe përforcuar zërat e tyre.

“Sot, ne festojmë vendosmërinë, udhëheqjen dhe kontributet dhe arritjet e jashtëzakonshme drejt shoqërive më paqësore dhe demokratike të grave dhe vajzave në Kosovë dhe në mbarë botën. Ne qëndrojmë të përkushtuar për të fuqizuar dhe përforcuar zërat e grave dhe vajzave në të gjithë diversitetin e tyre. Ne vazhdojmë të kërkojmë që të drejtat e tyre njerëzore të respektohen”.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe zgjeron shtrirjen në rajon, arrin marrëveshje bashkëpunimi me zinxhirin kroat Plodine
-Advertisement-

Të tjera