Ambasada Amerikane: Hiqeni taksën ndaj Serbisë e Bosnjës, Kosova s’përfiton asgjë
Autori: Gazeta inFokus 22:32 | 19 January 2019
Shtetet e Bashkuara të Amerikës vazhdojnë të mos e ndërrojnë qëndrimin rreth taksës së vendosur ndaj produkteve serbe.
Ambasada Amerikane në Prishtinë kanë thënë se SHBA-ja në vazhdimësi ka apeluar tek udhëheqësia kosovare që ta largojë tarifën e vendosur para dy muajve.
Të pyetur nëse SHBA-ja u ka dhënë ultimatum institucioneve të Kosovës për heqjen e taksës, nga Ambasada Amerikane në Prishtinë ka thënë se qëndrimi i SHBA-së mbetet i njëjtë, për pezullimin e taksës 100 për qind.
“Qëndrimi ynë lidhur me tarifat nuk ka ndryshuar. Shtetet e Bashkuara vazhdimisht kanë apeluar në udhëheqësinë e Kosovës që t’i pezullojë tarifat në mallrat nga Serbia dhe Bosnjë e Hercegovina. Siç kemi thënë më parë, ne nuk shohim se si përfiton Kosova nga këto masa”, potencohet në përgjigjen e Ambasadës dhënë gazetës Zëri.
Më tej thuhet se SHBA-ja nxit Kosovën për t’u përqendruar në interesat e saja thelbësore, që kanë të bëjnë me të ardhmen evropiane dhe me normalizimin e raporteve me Serbinë.
“Ne fuqimisht nxisim për përqendrim të përtëritur në interesat thelbësore të Kosovës, të ardhmen e saj evropiane dhe marrëdhënien e normalizuar me Serbinë. Shpresojmë të shohim udhëheqësi të sigurt dhe të guximshme në të dyja anët e tavolinës, që nevojitet për të lëvizur përpara dhe për të dalë nga bllokada e tanishme”, theksohet më tutje në përgjigje.
Të tjera
-
Deputeti i VV-së: Kosova do të anëtarësohet në KiE, Asociacioni s’do të bëhet në maj
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Alban Bajrami, është shprehur i bindur se K...
-
Sot Dita Botërore e Pronësisë Intelektuale
Sot në të gjithë botën shënohet Dita e Pronësisë Intelektuale, me aktivitete ...
-
Më shumë se gjysma e popullsisë së botës rrezikohet nga sëmundjet e përhapura nga mushkonjat, paralajmërojnë ekspertët
Më shumë se gjysma e popullsisë së botës mund të jetë në rrezik nga infektimi...
-
DASH goditi rëndë ‘strukturat ilegale serbe’ dhe Listën Serbe në Raport, shpjegojnë si “qeveria serbe i shfrytëzon për ndikim”
Serbia – qeveria e saj – vazhdon të përdorë ‘strukturat ilegale serbe’ për të...
-
Arifi: Shkarkimi im hakmarrje e Vuçiqit për suksesin e Kosovës në KiE
Shqiprim Arifi, ish-kryetar i Preshevës ka thënë se shkarkimi i tij është hak...
-
Sot mblidhen katër komisione parlamentare
Në Kuvendin e Kosovës sot do të mbahen mbledhjet e katër komisioneve parlamen...
-
Rashiq komenton stërvitjet ushtarake serbe
Ministri për Kthim dhe Komunitete, Nenad Rashiq, ka thënë se Serbia në krye m...
-
Parahikimi i motit për sot
Për të premten parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ndërsa lok...
-
Akuza për korrupsionin në Qeveri, reagon Këshilltari i Kurtit: Për keqardhje, populli i largoi për kapje të shtetit
“Korrupsion serioz qeveritar”, është referimi që një raport i Departamentit t...
-
Mbretëria e Bashkuar do ta furnizojë Ukrainën me bomba me laser që mund të godasin “objektivat e buta” ruse
Ukraina është gati të marrë një lloj të ri bombe me laser që mund të shkatërr...
-
Fejohet analisti Astrit Gashi, me gazetaren e njohur
Analisti Astrit Gashi i ka dhënë fund beqarisë. Ai ka kurorëzuar dashurinë...
-
IS*S kërcënὁn Shqipërinë dhe Kosovën?
Video-propagandistike, publikuar në rrjetet sociale nga ISIS, ku në mesin e 6...