Ambasada amerikane dënon sulmin ndaj gazetarit serb të Bosnjës
Autori: Gazeta inFokus 15:46 | 27 August 2018
Ambasada e Shteteve të Bashkuara dhe gazetarët në Bosnje shprehën zemërimin e tyre të hënën, një ditë pasi sulmues të panjohur plagosën rëndë një gazetar të një stacioni të pavarur televiziv të serbëve të Bosnjës.
Gazetari i BNTV-së, Vlladimir Kovaçeviq, u shtrua në spital pasi u sulmua nga dy persona të maskuar jashtë shtëpisë së tij në Banja Lluka
Kovaçeviq postoi një fotografi në Twitter duke treguar kokën e tij të gjakosur.
Ai tha se është sulmuar me shufra metalike teksa po kthehej në shtëpi, pas raportimit nga një tubim antiqeveritar.
“Kam bërë përpjekje të mbrohem dhe kam thirrur për ndihmë teksa më kanë goditur në kokë dhe trup”, tha Kovaçeviq për BNTV-në.
BNTV është përballur me kritika nga autoritetet serbe të Bosnjës për shkak të politikave të pavarura editoriale.
Ambasada amerikane në Sarajevë shkroi në Twitter se sulmet ndaj gazetarëve janë “të papranueshme”.
“Ne e mbrojmë fuqishëm të drejtën e gazetarëve për të raportuar lajme, pa frikë nga ndëshkimi. Kur gazetarët janë të heshtur, shoqëria vuan”, tha ambasada.
Asociacioni i gazetarëve të Bosnjës tha se sulmi synon t’i frikësojë mediat e pavarura dhe e fajësoi udhëheqësin e serbëve të Bosnjës, Millorad Dodik, për udhëheqjen e një fushate kundër mediave.
Dodik e vizitoi Kovaçeviqin në spital dhe tha se është i sigurt se autoritetet nuk qëndrojnë prapa sulmit.
Qindra gazetarë, mbështetës të opozitës dhe aktivistë kanë protestuar të hënën në qendër të Banja Llukës.
Të tjera
-
Hapet konkursi për drejtor në 12 klinika të QKUK-së
ShSKUK shpall konkurs për drejtor në 12 klinika në QKUK. Pozitat e kërkuar...
-
Nuredin Lushtaku, kandidat për deputet nga koalicioni AAK-Nisma
Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka njoftuar se koalicionit i është bashkuar l...
-
Osmani udhëton për në Kanada, përfaqëson Kosovën në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Halifax
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka udhëtuar për vizitë pune në Kanada dhe...
-
“Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi mund të lirohen nga paraburgimi pas disa muajve”
Ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Seli...
-
Haziri takim me qytetarët: Gjilani e Anamorava janë kryengritë për ndyshim, LDK, besë dhe shpresë për Kosovën
Kryetari i degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan Lutfi Haziri, ka...
-
Bedri Hamza iu premton rahovecasve lidhje të kësaj komune me Autostradë
Kandidati për Kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza,...
-
KFOR-i thotë se situata përgjatë kufirit Kosovë-Serbi është e qetë
Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë (KFOR) nuk e ka demantuar as konfirmua...
-
Përurohet QKMF-ja në Mamushë, Kurti: Do të vazhdojmë të investojmë në infrastrukturën shëndetësore
Sot është bërë përurimi i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në M...
-
I refuzohet azili gruas nga Taxhikistani që përballet me dëbim nga Kosova
Autoritetet e Kosovës ia kanë refuzuar kërkesën për azil Sitora Atomamado...
-
Përleshje mes dy të miturve në Skenderaj, njëri nga ta lëndohet nga mjeti i mprehtë
Një përleshja ka ndodhur sot në sheshin ‘Adem Jashari” në Skenderaj, ku d...
-
Erëra të forta e shi orët në vijim, komuna e Prishtinës paralajmëron qytetarët: Reduktoni lëvizjet
Komuna e Prishtinës ka dalë me një paralajmërim për orët në vijim për shkak t...
-
Fitoi me çmim më të lartë prej 300 mijë eurove, Bulliqi e shpërblen me tender milionësh biznesmenin e afërt me VV-në
Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, e ka shpërblyer edhe njëhe...