Lajme

Ambalazhuesit e ujit thonë se është e pavërtetë që qeveria ua fali 57 milionë euro

Autori: Gazeta inFokus 20:19 | 03 February 2018

Ambalazhuesit e ujit, të cilëve u tha se qeveria ua fali 57 milionë euro borxhe, thonë se kjo është e pavërtetë. Sipas tyre, kjo shifër ka dalur nga të dhëna hipotetike, njofton Klan Kosova.

Klubi i Prodhuesve të Kosovës së bashku me Odën Ekonomike të Kosovës deklaruan kështu në një konferencë për media, pas vizitës në fabrikën e ujit Bonita në Lipjan.

Sipas ambalazhuesve, shuma në fjalë është nxjerrë nga një analizë e cila ka ofruar tre shuma të ndryshme hipotetike në bazë të ambalazhimit të ujit me kapacitet prodhues 24 orë, 12 orë dhe 8 orë për 300 ditë.

-Advertisement-

“Shuma e përmendur është përllogaritur nga hipoteza se kompanitë e ambalazhimit kanë punuar pa ndërprerë gjatë gjithë vitit, shtatë ditë në javë, 24 orë pandërprerë, me kapacitete të plota”.

Astrit Panxha, drejtor ekzekutiv i Klubit të Prodhuesve të Kosovës, tha se asnjë kompani vendore e ambalazhimit nuk ka punuar dhe nuk punon me kapacitete të plota dhe pandërprerë, “përkundrazi shumica e ambalazhuesve të ujit punojnë me kapacitete më të vogla dhe shpesh të përgjysmuara për periudha të caktuara të vitit”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ

Të tjera