Lajme

“Amante” hap dyert në Ferizaj, ja çfarë premtojnë profesionistët

Autori: Gazeta inFokus 20:08 | 15 December 2019

Ekipi i profesionistëve që realizuan video projektet më të vlerësuar viteve të fundit, nga e diela kanë hapur dyert e produksionit më të ri në qytetin e Ferzajt.

“Amante” është një shtëpi e munguar profesionale në Kosovë, e cila premton të sjellë inovacion në tregun multimedial.

Shaban Shabani, regjisor, i cili njihet si një ndër ideatorët dhe realizatorët më të kërkuar nga këngëtarët kosovarë për video klipet dhe projektet e dëshmuara vizuele ekipi i tij në krye me drejtorët e fotografisë, Rem Bislimi dhe Naser Shabani, bashkë me realizatorët profesionist kanë premtuar se do të sjellin për kosovarët trended më të reja të kësaj fushe me teknologjinë më të fundit.

-Advertisement-

Kjo sipas tyre, është dëshmuar tashmë në projektet e këngëtarëve Butrint Imeri, Capital T, 2 Ton, e shumë të tjerë të cilët i kanë besuar këtij produksioni punën profesionale.

Në shenjë falënderimi për mbështetjen dhe bashkëpunimin, “Amante”, në teatrin e qytetit “Adriana” në Ferizaj të dielën ka organizuar një prezantim të veçantë për të gjithë mysafërët para të cilëve ka shpalosur edhe teknologjinë më të fundit me të cilën do të punoi produksioni.

Një risi e këti produksioni e prezantuar në këtë ngjarje, është projekti special i xhirimit të dasmave, ndryshe nga ajo cfarë është parë deri më tani në tregun e Kosovës.

 

 

 

 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera